Basha-degëve PD: Zbuloni sa para
përdori kundërshtari në zgjedhje

Basha-degëve PD: Zbuloni sa para<br />përdori kundërshtari në zgjedhje<br>
Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar për buxhetin, aksionin opozitar dhe çështje të tjera të aktualitetit politik. Gjithashtu në mbledhje po diskutohet edhe për procesin e analizës dhe zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike.

Report Tv ka siguruar udhëzimin që selia blu u ka dërguar degëve në rrethe pas mbledhjes së Kryesisë në 21 shtator. Basha kërkon nga degët analizë për humbjen, shkaqet që sollën disfatën, personat që bënë presion ekonomik dhe politik. Lideri demokrat në dokumentin e firmosur kërkon ngritjen në shkallën më të lartë të aksionit politik opozitar.

Procesi i analizës do të zgjasë 8 javë, ndërsa përpos propozimeve për të ndaluar shit-blerjen e votës dhe kontaktit me votuesit kërkohet që të zbulohen instrumentet që përdori kundërshtari në fushatë.

Vlerësim i sasisë së parave të përdorura nga kundërshtari në fushatë dhe burimin, mënyrat e përdorimit, strukturat dhe teknikat e blerjes së votës, identifikimi i përgjegjësve dhe përdorimi i mjeteve të presioni dhe shantazhit” thuhet në udhëzimin e Bashës për anëtarësinë. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf