Basha:Dekriminalizim, dorëheqje
Meta-Tahiri, ndryshe ka protesta

Basha:Dekriminalizim, dorëheqje<br />Meta-Tahiri, ndryshe ka protesta
Vjeshta e këtij viti do të jetë stine protestash për opozitën. Sipas kryetarit Basha, dy shtyllat kryesore të protestave që do të organizohen në disa rrethe të vendit do të jenë largimi i kryeparlamentarit Meta dhe ministrit të Brendshëm Tahiri, por edhe votimi i ligjit për dekriminalizimin.

"Nga nesër komisioni i dekriminalizimit do të nisë shqyrtimin e pr/ligjit. Kërkojmë hetimin e Metës. Kërkojmë largimin e hetimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit si kumbari i trafikut të drogës, votimin e dekriminalizimin.Dëshirojmë zgjidhje institucionale. Por nuk do të presim më. Do të vendosim e veprojmë me qytetarët."-tha Kreu i PD, Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij ka sjellë në vëmendje rastin e deputetit të mazhorancës në Laç, qe qëlloi me armë mbi qytetarët se ata po depozitonin një kallzim penal. “Duhet menjëherë të hidhet dritë mbi këtë ngjarje me një hetim të ndershëm e transparent”, theksoi ai.

Në vijim të fjalës së tij akuzoj ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si të lidhur me trafikun e drogës e kryesisht në rajonin e Vlorës. “Fakte dhe prova të pakundërshtueshme kanë dalë dhe do të dalin, pasi mjetet private të ministrit janë përdorur nga kushërinjtë e tij, që janë eksponente të njohur të trafikut të drogës”, tha Basha.

Më tej Basha ka ripërmendur gjendjen ekonomike të vendit, e cila sipas tij po vijon të bjerë në nivele të ulta duke pasur të ardhura nën parashikime. 

“Ekonomia e vendit është në rënie të lirë. Qindra vende pune mbyllen çdo ditë. Konsumi dhe kreditimi janë në rënie dhe vetë besimi i sipërmarrësve. Ndërkaq, gropa e evazionit dhe korrupsionit në dogana dhe tatime sa vjen e thellohet. 40 milion dollarë është gropa e gushtit në raport me buxhetin e miratuar në janar. 200 milion dollarë i mungojnë arkës së shtetit për tetë muaj. Rama dhe Meta kaluan ne fshehtesi Aktin Normative të shkurtimit të shpenzimeve. Shkurtuan buxhetin për rrogat e pensionet, duke rënditur Shqipërinë me Biollorusinë e Lukashenkos, dy vendet e vetme në Evropë që ulin rrogat e pensionet e qytetarëve të tyre. Hoqën fonde nga buqjësia, shëndetësia, arsimi. Akti Normativ ka ulur me 90 milion dollarë parashikimin e mbledhjes së të ardhurave edhe për katër muaj të mbetura të këtij viti”,- tha Basha.

Duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e 21 qeshorit, ai tha se ato morën dje vulën e thatë të manipulimit dhe mohimin e të drejtës së lirisë së votës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Lulzim Basha
Policia e Laçit akuzohet për futjen në kurth  të familjes Cali. Kreu i Kuvendit akuzohet nga avokatët e shtetit  për marrjen e qindra milionë ryshfete për energjinë. Rryshfeti është paraqitur si argument në arbitrazh nga avokatët e shtetit.  Tahiri akuzohet si kumbar i narkotrafikantëve. Fakt të pakundërshtueshme kanë dalë dhe vijojnë të dalin.  Avionët e drogës bien njëri-pas tjetrit në duart e policisë italiane. Ekonomia shqiptare po vijon të biej çdo ditë. 40 mln dollarë mungojnë vetëm për muajin gusht 200 mln dollarë mungojnë në këto 8 muaj. Rama e Meta kaluan hajdutce shkurtimin e shpenzimeve. Hoqën fonde nga bujqësia, ujësjellësi dhe arsimi. Paratë që duhet të shkonin për qytetarët kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve të korruptuar.
 
Nga njëra ana shpallet me kërbaç aksion kundër informaliteti, nga ana tjetër janë 90 mln dollarë më pak të ardhura nga sa është planifikuar. Kjo nxjerr zbuluar këtë aksion. Ky akt normativ vetedenoincim i korrupsionit dhe paftësisë. 85-vjeçari i dha fund jetës se nuk kishte para të largonte errësirën nga banesa e tij. Ditë të zeza për vendin. Shqiptarët të goditur në moral e shpresë. NJam i sigurtë se në familjet e tyre shqiptarët janë fyer deri në palcë. Të ardhurat bien. Shqiptarëve po u del shpirti. Arroganca u shndrit në sy. Ky është abuzimi më i madh. Pushtet për të abuzua. Qytetarët u dhanë kohë 2 vite, nuk do u japi më. Nuk ka popull që i jep kohë qeverisë që të vjedhë.
 
Ramës i është kërkuar prej kohësh të largojë personat e inkriminuar. Rama ka sfiduar thirrjet e SHBA-BE. Rama e ka bërë zakon që ët lajë duart duke dalë edhe thënë se përshëndesim hetimin nga Prokuroria dhe e nxisin atë.Por kjo nuk e lan nga përgjegjësia për emërimin e kriminelëve në poste kyçe. Rama përgjegjësi që çoi në konfliktin. Kemi bërë të qartë që në fillim. Rama nuk i zgjodhi si socialistë kandidatët me rekorde kriminale, ata nuk janë socialistë. I zgjodhi si kriminelë, i mori për t’u dhënë detyra kriminale.  Vijon të drekojë me ta sa në Kavajë e në Lezhë duke u tallur e hedhur pohtë me partnerët ndërkombëtar.

Kemi kërkuar votimin e menjëhershëm rë ligjit të dekriminalizimit, por Meta e Rama e hoqën nga kalendari i propozuar nga PD.  Thirrje deputetëve e kryebashkiakëve të inkriminuar që të japin dorëheqje. Askush nuk mund t’i shpëtojë dekriminalizimit. Rama është arkitekt i kriminalizimit.

Nga nesër komisioni i dekriminalizimit do të nisë shqyrtimin e pr/ligjit. Kërkojmë hetimin e Metës. Kërkojmë largimin e hetimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit si kumbari i trafikut të drogës, votimin e dekriminalizimin.Dëshirojmë zgjidhje institucionale. Por nuk do të presim më. Do të vendosim e veprojmë me qytetarët.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema