TIRANE - Sfidë ndaj ndërkombëtarëve e ka quajtur lideri i opozitës Lulzim Basha takimin e kryesocialistit Rama me kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi, në ndarjen e kartave të anëtarësive të reja në PS.

Në një reagim të shkurtër pas përfundimit të takimit në Kavajë, Basha shkruan se Rama po sfidon mesazhet që sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dha gjatë vizitës në Tiranë, duke promovuar persona me rekorde kriminale, siç është për demokratët kryebashkiaku Roshi.

"Edi Rama krah per krah me Roshin e Kavajes, nje nga subjektet kryesore te dekriminalizimit, duke sfiduar nderkombetaret dhe ligjin e miratuar. Pas vizites dhe mesazheve te sekretarit Kerry, po i jep gajret nje nga nje personave me rekorde kriminale te promovuar prej tij qe ti perdore perseri. Zbatimi i ligjit te dekriminalizimit do te mbylle cdo penxhere dhe vrime per ta dhe shefin e tyre", - shkruan Basha.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)