Basha: Dekriminalizimin do ta bëjmë
me SHBA, pavarësisht Ramës e Metës

Basha: Dekriminalizimin do ta bëjmë<br />me SHBA, pavarësisht Ramës e Metës
Lideri i opozitës ka dalë në një deklaratë për mediet për të kundërshtuar bilancin e bërë nga kryeministri, Edi Rama për 300 ditët e dyta të qeverisjes së tij. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se shifrat e Ramës nuk janë aspak në përputhje me realiteti që jetojnë çdo ditë qytetarët.

Ndërkohë që Rama krihej para kamerave, mijëra familje shqiptare gjenden në krizë të thellë ekonomike, dhe dhjetra e qindra mallkojnë realitetin që ka krijuar kjo qeveri e bëjnë gati valixhet çdo ditë, dhe nisen për kurbet. Mburret Edi Rama po në Europë ka nisur debati për kthimin e regjimit të vizave sepse të dëshpëruarit, bashkëqytetarët tanë që po marrin arratinë se nuk kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët, janë shtuar e shtuar çdo muaj. Çfarë bilanci është ky, që përshkruan një realitet që nuk e ndesh në asnjë rrugë, në asnjë lagje, në asnjë sofër të shqiptarëve. Në cilën fantazi të kryeministrit paska 104 mijë vende të reja pune, kur papunësia shtohet çdo ditë frikshëm”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha se shifrat që paraqiti Rama për rritjen ekonomike dhe shlyerjen e borxhit përgënjeshtrohen nga vetë institucionet e qeverisë si INSTAT apo Minisrtia e Financave. Basha foli edhe për deklaratën e Ramës mbi atë që thotë raporti i DASH se në Kuvendit e Shqipërisë ka një deputet të dënuar për trafik njerëzor.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim