Basha dhe Rama i kërkuan SPAK të hetojë Berishën 'non grata', Meta: Përpjekje për të shmangur përgjegjësinë nga kapja e shtetit! Arsimi në gjendje shumë të rëndë

Për presidentin Ilir Meta thirrja ndaj SPAK e kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës për të hetuar Berishën non grata, është “përpjekje e dëshpëruar për të shmangur përgjegjësitë nga kapja e shtetit”.

"Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat unë i konsideroj banale dhe që tregojnë një raport shumë të vjetër mes politikës dhe drejtësisë, aq më tepër kur vijnë nga ajo lloj politike që do sillte drejtësinë ere. Çdo politikan, kur ka fakte, akte e vepra konkrete të shpërdorimit ët detyrës, të krimit, i çon te institucionet e drejtësisë. Përpjekja për t'i dhënë udhëzime nga Kongresi i partisë institucioneve të drejtësisë se deri ku e kanë kufirin për të hetuar dhe si duhet të bëjnë drejtësi me regji, janë përpjekje për të shmangur përgjegjësinë nga kapja e shtetit nga një korrupsion kaq të rëndë. Është detyra e institucioneve të drejtësisë të tregojnë integritetin dhe besueshmërinë e tyre", tha Meta.

Komentin Meta e bëri gjatë një konference për shtyp me gazetarët, ku ndër të tjera bëri të qartë se pas mbarimit të mandatit të Presidentit, synimi i tij është të marrë në dorë opozitën. Meta la të kuptohet se pas 24 korrikut, ai do të jetë pjesë e një partie, pa përcaktuar nëse do të marrë drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim që e la në duart e bashkëshortes, Monika Kryemadhit.

Megjithatë Meta e ka fare të qartë se me cilën forcë nuk do të gjejë bashkëpunim, teksa u shpreh: “Unë jam ndarë me PS në vitin 2004 për shkak se ishte kthyer në pengesë të integrimti, dhe bllokoi nënshkrimin e marrëveshjes të stabilizim asocimit, dhe kalova në forcë të re politike, si  LSI”.

Procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, Meta e komentoi me ironi si 'procesi i nisur nga PS', ndërsa tha se ai vetë nuk do të përfshihet në të.

"Lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri, kjo temë nuk përbën asnjë interes konkret për mua për arsyen se është shumë e qartë se maxhoranca aktuale thjesht dhe jo vetëm për shkak të zgjedhjeve të 25 Prillit,  i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur një President të sajin dhe nuk shoh asnjë arsye për t’u bërë pjesë e asnjë argëtimi publik lidhur me çështjen e Presidentit.  Kështu që mandati im është deri më 24 korrik dhe natyrisht, më 25 korrik fillon një angazhim i ri dhe fillojnë përgjegjësi të reja", u shpreh Meta.

Meta thirri konferencën për shtyp për të folur për arsimin. Ai tha se ka një shqetësim madhor lidhur me situatën e arsimit në vendin tonë, si një tregues i qartë i problemeve me të cilat ndeshen të rinjtë tanë, por njëkohësisht dhe si një pengesë madhore për një të ardhme më me perspektivë për ta dhe për të gjithë shoqërinë shqiptare.

"Është e papranueshme, që sipas INSTAT më pak se 30% e pjesës më aktive të shoqërisë tonë përkatësisht të moshës 25-39 vjeç, të jetë me arsim të mesëm. Është përjashtuese dhe diskriminuese, që vetëm 20% e vajzave dhe e grave në këtë grupmoshe aktive, të zotërojnë këtë nivel arsimi. Është e patolerueshme, që ndërsa arsimi 9-vjeçar është një detyrim ligjor për qytetarët e Shqipërisë, të kemi rreth 40% të popullsisë të moshës 25-39 vjeç,  vetëm me arsim fillor, ndërkohë, që sipas EUROSTAT mesatarisht 81% e popullsisë aktive në Bashkimin Europian zotërojnë të paktën arsim të mesëm. Nuk e meritojnë Universitetet tona, edhe për shkak të traditës së dikurshme të shkëlqyer, stafi akademik dhe studentët tanë, renditjen të fundit në rajon dhe në Europë për shkak të mosfinancimit të kërkimit shkencor, ndërtimit të kapaciteteve laboratorike bashkëkohore dhe mundësive shumë të pakta të konkurrimit në projekte zhvillimi dhe platforma teknologjike të kohës. Të gjitha këto janë premisa dhe nxitëse, për fak të keq, të braktisjes masive të vendit nga rinia dhe të shpopullimit të Shqipërisë në tërësi", tha Presidenti. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:58
Aqif Rakipi ‘Non grata’? Ilir Meta: Çështje e sovranitetit të SHBA

 

Për Presidentin Ilir Meta, çështja e shpalljes non grata të ish deputetit Aqif Rakipi i takon sovranitetit të një vendi tjetër.

‘Nuk ka asnjë koment të bëj për çështje që kanë të bëjnë me sovranitetin e vendeve të tjera. Për mua e rëndësishëm është që të mësohemi me respektimin e Kushtetutës sonë, duke filluar nga Presidenti i republikës. Themelet e politikës janë tronditur seriozisht”, tha Meta.

Ora 13:48
Si do ta donit Presidentin e ri? Ilir Meta: E rëndësishme të respektojë Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit

 

A ka Presidenti Ilir Meta një emër për pasardhësin e tij si kryetar i shtetit shqiptare? Vetë Meta ka thënë se s’ka asnjë emër por për të është e rëndësishme që kushdo të zgjidhet të respektojë Kushtetutën dhe sovranitetin e vendit.

“Nuk kam asnjë emër. Për mua është e rëndësishme që Presidenti apo Presidentja e ardhshme të respektojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të mbrojë sovranitetin e Republikës, të udhëhiqet nga interesi kombëtar dhe interesi publik”, tha Meta.

Ora 13:42
Meta: E ardhmja e opozitarizmit do të jetë shumë më ndryshe nga deri tani! S'do ketë pseudo-opozitë që u ikën betejave

 

 

Në prag të përfundimit të mandatit të Presidenit, Ilir Meta duket se synon të marrë në dorë 'frerët' e opozitës në vend. Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se nuk do të ketë më pseudo-opozitë që u ikën betejave.

"Për të ardhmen, në çdo rast, e ardhmja e opozitarizmit do të jetë shumë ndryshe nga deri tani Nuk do ketë më pseudoopozitë që u ikin betejave dhe që është shembulli më i keq i respektimit të parimeve demokratike brenda saj, duke legjitimuar kapjen e shtetit dhe duke treguar se nuk ka alternativë tjetër", tha Meta.

Ora 13:34
Kryemadhi thotë se LSI i rri e vogël, ja si e komenton Presidenti Ilir Meta

 

Presidenti Meta u pyet sot se çfarë do të bëjë me të ardhmen pasi të largohet nga politika dhe a është e vërtetë që LSI e vogël, siç ka thënë Kryemadhi.

“Mendoj se në politikë janë të rëndësishme idetë, sidomos kur ato janë të kohës dhe i shërbejnë të ardhmes. Unë kam treguar gjithmonë se idetë që i jam qasur politikës janë të tilla”, tha Meta.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 15/04/2022 23:40

    EDHE TI ILIR PISI SI AQIFI DO PERFUNDOSH.....

    Përgjigju
  • taulant: 15/04/2022 14:16

    ju te dy meritoni te jeni ne burg, si meta si saliu smeritojn tjen te lire. mezi pres te hiqet dhe meta nga posti presidentit te zhduken

    Përgjigju
  • Dashamir: 15/04/2022 14:08

    ku u bere dhe ti me fol. lero karrigen se u bere i bezdis mete

    Përgjigju
  • Bosi madhe: 15/04/2022 14:08

    Po perpiqesh te shpetosh berishen tani qe te riash veten po sja del dot jo se dhe ti se berisha do perfundosh shume shpejte

    Përgjigju
  • Titi: 15/04/2022 14:08

    Ty tka ardh koha bashk me ate berishen me ik 1 her e pergjithmone se e keni vjedh ne maksimum kte vend

    Përgjigju
  • Ardiani: 15/04/2022 14:07

    Sesht detyra jote si president te akuzosh lerja gjykates ate punw

    Përgjigju
  • Urim: 15/04/2022 14:04

    Pa merak o Ilir Meta se ka dhe per ty vend ne burg

    Përgjigju
  • Ela: 15/04/2022 14:03

    po kur u bone ti me fol per te ardhmen e vendit mor skizofren

    Përgjigju
  • Xheona: 15/04/2022 14:03

    Ket pune kane keto …Berisha duhet te liroje PD se ska moshe me per keto gjera

    Përgjigju
  • Melinda: 15/04/2022 14:02

    Pse po te vjen inati qe ste than dhe emrin tat hahaha

    Përgjigju
  • redi 10: 15/04/2022 14:02

    ske sesi te shpetosh kete here o kokmish

    Përgjigju
  • Ramadan: 15/04/2022 14:02

    Hahahahahah o ilir ik e futi i faqore raki se e ke ne terezi

    Përgjigju
  • Andi: 15/04/2022 14:02

    E rendesishme eshte qe te ikesh ti njeher president i degraduar

    Përgjigju
  • reddd: 15/04/2022 13:51

    eshte nje perpjekje e cila do tiu coj ne burg si ty edhe saliun bashk o trap

    Përgjigju
  • Boli: 15/04/2022 13:38

    I pari eshte saliu pastaj e ke dhe ti rradhen se dhe ti si ai je te dy jeni kriminela qe 1 ore e me pare duhet te jeni ne burge e jo te jeni neper parti politike ose sic i quani ju partit tuaja se i keni privatizuare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas më 8 Shtator 2020, si i mbijetoi sulmit të tretë kreu i grupit

Atentati me snajper ndaj Ardian Çapjas më 8 Shtator 2020, si i mbijetoi sulmit të tretë kreu i grupit