Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu kanë ndjekur së bashku mesditën e sotme, ndeshjen e Europianit mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Kreu demokrat ka qenë i shoqëruar dhe nga përfaqësues të grupit parlamentar si dhe të rinjtë e FRPD.

(Fotot janë hedhur në Facebook nga FRPD)
Edhe Spahiu shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij. Gjatë momenteve të ndeshjes, Basha dhe Spahiu janë parë të bashkëbisedonin vazhdimisht me njëri-tjetrin. Siç duket, të dy kanë zgjedhur të japin një mesazh. Dhe ajo që lihet të kuptohet është se PD dhe AK janë në prag të firmosjes së marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com