Basha dhe Veliaj, 'bashkë' për të
çuar Elhaidën në 'drejtimin e duhur'

Basha dhe Veliaj, 'bashkë' për të<br />çuar Elhaidën në 'drejtimin e duhur'
Nata e parë gjysmëfinale e Eurovizion, ka angazhuar vec të tjerash edhe politikanët tanë, të cilët nuk kanë ngurruar të nxisin shqiptarët të votojnë për përfaqësuesen e tyre.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kanidati i të majtës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, rrallëherë mund të bien 'në një mendje', por ditë të tilla me rëndësi kombëtare, bëjnë të pamundurën të mundur!

Të dy politikanët, 'kundërshtarë të betuar', kanë qenë 'aleatë' në nismën për të cuar Elhaidën drejt finales, duke ftuar të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, të votojnë numrin 14.

Veliaj, duke qenë se bën pjesë në një parti që e njeh mirë vlerën e fotografisë e kësisoj e shfrytëzojnë në maksimum, kishte në arkivat e tij një foto me këngëtaren, ndërsa kryetari i të djathtës, u mjaftua me një foto të Elhaidës gjatë qëndrimit të saj në Vienë, duke u përgatitur për garën e madhe. 
elhaida dani
elhaida dani
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023