TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kritikuar fill pas miratimit të buxhetit 2014 nga Kuvendi kryeministrin Rama dhe buxhetin e qeverisë që ai drejton. 

"Rama zgjodhi edhe sot mos t'i përgjigjet zërit të qytetarëve. I paaftë dhe pa kurajo të ballafaqohej me premtimet e tij para shqiptarëve vazhdoi sulmet dhe shpifjet kundër opozitës", nis komenti i Bashës në Facebook.

Kreu i opozitës e ka akuzuar kryeministrin, se "nuk tha asnjë fjalë të vetme se pse nuk e mbajti fjalën për heqjen e taksës 20% për bukën, vajin, orizin, sheqerin, vezën, qumështin dhe energjinë elektrike"

"Asnjë fjalë se pse nuk e hoqi taksën ndaj biznesit të vogël sic kishte premtuar. Asnjë fjalë se pse nuk e mbajti premtimin per uljen e çmimit të karburantit, por po e rrit atë përmes taksës së shtuar", vijon më tej Basha.

Së fundi ai arrin në përfundimin se tani ka "taksa të rritura për të gjithë shqiptarët, kosto më e lartë jetese, asnjë shpresë për vende të reja pune".

"Kjo është dhurata e Ramës për vitin e ri", përfundon komenti i Lulzim Bashës.

basha

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)