TIRANË, 30 Qershor /ATSH- I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së Kurbinit, nga ku deklaroi se PD është parti e vullnetit, besimit, energjisë dhe kapaciteteve për t'ju rikthyer shpresën shqiptarëve.
Basha theksoi se "sfida dhe qëllimi kryesor i zgjedhjeve, që po zhvillohen në gjithë piramidën e Partisë Demokratike, ka qenë dhe është të nxjerim me votë të lirë drejtuesit më të mirë. Është detyrë e drejtuesve të rinjt të PD-së të hartojnë alternativën e zhvillimit dhe t'u kthejnë besimin qytetarëve shqiptarë.
Po ashtu, Basha u shpre se "drejtuesit duhet të garantojnë përveç vendosmërinë edhe gadishmërinë dhe përkushtimin për të përqafuar alternativën tonë, bashkimi dhe ribashkimin e gjithë kontributeve historike, hapjen dhe ripërtëritjen e partisë, opozitën e fortë dhe të vendosur por opozitën me fakte. Qytetarët shqiptarë e dinë që ne jemi partia që kemi vullnetin, besimin, energjitë dhe kapacitete për t'ju rikthyer shpresën, për t'i rikthyer besimin dhe për të udhëhequr edhe njëherë vendin drejt arritjes dhe përmbushjes së aspiratave mbarë popullore, për dinjitet, për mirëqënie, për siguri, për integrim"
Gjithashtu, Basha ka vendosur theksin, se të gjithë demokratët janë aksionerë të barabartë në këtë sipërmarrje të madhe politike. Askush, tha Basha, nuk mund dhe nuk do të diktojë zgjedhjen e demokratëve nuk mund dhe nuk do t'i ndalojë të diskutojnë dhe të dialogojnë hapur për gjithçka që duhet bërë më mirë në këtë parti./a.g/











