Basha e akuzon për afera,Ahmetaj:
Je bërë si Liza në Botën e Çudirave

Basha e akuzon për afera,Ahmetaj:<br />Je bërë si Liza në Botën e Çudirave
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryedemokrati, Lulzim Basha i cili deklaroi gjatë paradites në mbledhjen e grupit parlamentar se ai duhet të bëhet gati që të shkojë para drejtësisë, për të gjitha aferat që ka bërë në lidhje me koncensionet.
 
Në një reagim të shpërndarë për mediat, Ahmetaj e ka cilësuar Bashën si një administrator të opozitës, ndërkohë që ka hedhur poshtë akuzat se ka udhëtuar ndonjëherë me charter me biznesmenin që ka përmendur Basha, madje ka thënë se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse faktohet një gjë e tillë.
 
Sipas Ahmetajt Basha është i lidhur me vjedhjen e qindra mijëra euro në projektin e Rrugës së Kombit, ndërkohë që e ka akuzuar atë se ëhstë kthyer si Liza në Botën e Çudirave që ndërton guackën e zezë rreth vetes.
 
Ai ka përfunduar duke thënë se e fton Bashën që të shkojë në prokurori për çdo fakt që disponon.
 
Ja deklarata e Ahmetajt
Edhe njëherë për Administratorin e opozites:
Po ta përsëris sërish që nëse unë kam udhëtuar ndonjëherë me charter me biznesmenin që ti përmend, sigurisht që unë e jap dorëheqjen. Ty s’mund të ta kërkoj të njëjtën gjë, se ty të ka dorëhequr populli me kohë.
Ke hyrë në një palë kepucë që të kanë lënë por të rrinë shumë të mëdha, ndaj i mbush me broçkullat që nxjer nga goja përditë.
500 mijë, 5 milionë apo 500 milionë, që njerëzit i shohin vetëm në ëndërr, ti i ke parë me abuzimin në rrugën e Kombit.
Je bërë si Liza në Botën e Çudirave që ndërton guackën e zezë rreth vetes, ndërkohë që shifrat dhe faktet flasin vetë, ndërsa institucionet ndërkombëtare e kanë çertifikuar trendin pozitiv të ekonomise shqiptare.
Unë e kuptoj që ti e kupton drejt, që rritja ekonomike të mban larg ëndrrës tënde për pushtet, por faktet janë fakte.
Të kërkoj të shkosh në Prokurori dhe ta denoncosh me fakte këtë që thua, se në gjykatë sigurisht që do shkosh për shpifje!



Ja cfarë tha Basha në mbledhjen e grupit parlamentar për Ministrin Ahmetaj:

"Me vitin 2014, sipas të dhënave të publikuara Arben Ahmetaj ka marrë 500 mijë euro kapar, dhe në dhjetor të 2015 pas daljes se VKM që i jep 8% bonus  kompania Suzer i ka dhënë  5 milionë euro të tjera. Arben Ahmetaj i cili ka negociuar direkt dhe në mënyrë të paligjshme për këtë projekt duke udhëtuar me çarter nuk mund të fshihet me gjoja dorëheqje por të bëhet gati të shkojë  para drejtesisë. Ne do të përpiqemi t’ia shkurtojmë kohën. Por e sigurtë është se para drejtësisë do të shkojë".

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat