Kryetari aktual i PD Lulzim Basha ka qenë ndër të fundit që ka ardhur në festën e organizuar prej Presidenti Nishani. Ndërsa vetëm në përfundim të fjalës së mbajtur prej kreut të shtetit, Basha ka arritur të trokasë gotën me ish-kryedemokratin Sali Berisha. Si Basha dhe Berisha kanë qenë të shoqëruar me bashkëshortet e tyre.
Menjëherë pas mbarimit të fjalimeve Basha e Berisha janë drejtuar për të bërë gëzuar me Presidentin Nishani, si dhe me ambasadorët Gaiani si dhe Rokanas. Por se palët politike kanë preferuar të mbajnë kokën mënjanë me njëri tjetrin.
Basha e Berisha janë kujdesur që të shkojnë në trokitjen e gotave pak pasi Rama është larguar nga podiumi i nderit. Po ashtu dhe Meta. Vetë Rama ka vijuar të takohet me ministrant e tij që ishin në sallë si dhe me ambasadorët. Në sallën e pritjes duket se kanë qenë kryesisht ministrat e Qeverisë Rama, si dhe një pjesë e deputetëve të PD-së.
/Shqiptarja.com