Basha e Berisha takime
paralele me përfaqësues të PE
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe lideri historik, Sali Berisha kanë zhvilluar takime të veçanta me zyrtarë të lartë të Partisë Popullore Europiane si dhe të Parlamentit Europian, gjatë punimeve dy ditore te Kongresit të PPE, në kryeqendrën e Spanjës, Madrid.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe lideri historik, Sali Berisha kanë zhvilluar takime të veçanta me zyrtarë të lartë të Partisë Popullore Europiane si dhe të Parlamentit Europian, gjatë punimeve dy ditore te Kongresit të PPE, në kryeqendrën e Spanjës, Madrid.
PD nuk ka funksionuar si një trupë e vetme në Kongresin ku merrte pjesë për herë të parë si anëtare edhe më të drejtë vote, por si Basha ashtu edhe Berisha e kanë shfrytëzuar samitin me axhenda të pavarura. Kryetari Basha ka marrë pjesë fillimisht në Samitin e PPE ku u diskutua edhe situata në Ballkan. Në fjalën e tij, Basha tha se kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe oligarkët e lidhur me pushtetarët, përqendrimi i pushtetit dhe pasurive publike në pak duar kanë sjellë një situatë të rëndë ekonomike në Shqipëri, pasiguri dhe krizë ekonomike.
Kryetari i Partisë Demokratike solli në vëmendje numrin e lartë të azilkërkuesve nga vendi ynë që u janë drejtuar vendeve të Bashkimit Europian në vitet e fundit. Kjo situatë, tha Basha, e bën dhe më të domosdoshëm fokusimin e vëmendjes së Bashkimit Europian në Shqipëri, ku si rezultat i bashkëqeverisjes me krimin, dhunohen standardet demokratike e shteti ligjor dhe qytetarët goditën padrejtësisht.
Gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e PPE-ve, Basha ka takuar presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, presidentin e Komisionit Europian Jan Claud Junker, me Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn, kreun e Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Manfred Weber kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy, me kryeministrin e Norvegjisë Erna Solberg me kryeministrin e Bullgarisë Boiko Borisov, zv/kryetarin e Parlamentit Europian Antonio Tajani, europarlamentarë David Mc Allister, presidentin e PPE Joseph Daul me sekretarin e Përgjithshëm Antonio Lopez-Isturiz, etj.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23Tetor 2015Redaksia Online(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2131
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Barcelona 'tërmet', fiton 7-1 kundër Valencias! Sukses pas katër ndeshjeve
26 Janar, 22:57
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Kolumbia nuk pranoi avionët me emigrantët e dëbuar nga SHBA, reagon sekretari Rubio: Amerika nuk do gënjehet më! Jemi të angazhuar kundër emigracionit të paligjshëm
26 Janar, 22:38
-
Premier League/ Man. United rikthehet të fitojë në udhëtim, tri pikë për Brentford! Tottenham në krizë, shtatë javë pa fitore
26 Janar, 22:29
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
VIDEO/ E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival
26 Janar, 21:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52