TIRANE- Procesi i anëtarësimeve në Partinë Demokratike do të zgjatet për një afat nga një deri në dy javë. Sipas burimeve praqnë PD-së, bëhet e ditur se kjo shtyrje e procesit, që duhet të kishte përfunduar në datën 28 shkurt, u bë për shkak se ritmi i anëtarësimeve ishte jashtë pritshmërisë së partisë, duke bërë të detyruar shtyrjen e afatit. Konkretisht bëhet e ditur se PD-ja priste një numër më të lartë anëtarësimesh për shkak se lista e personave që janë pjesë e partisë më të madhe opozitare u shkurtua me rreth 30% pasi ata nuk kishin votuar për PD-në në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Kësisoj bëhet e detyruar që strukturat e PD-së të kenë më shumë kohë në mënyrë që të rikuperohet lista prej 110 mijë anëtarësh që ishin në momentin kur u zgjodh Lulzim Basha në krye të partisë në 22 korrikun e vitit 2013. Në procesin e anëtarësimeve të reja në Partinë Demokratike u futën në lojë edhe deputetët aktual. Duke qenë se prurjet e reja në PD nuk kishin një rezultat të kënaqshëm, në këtë mes ndërhynë edhe deputetët për të rifituar sado pak terren në anëtarësimet e reja. Konkretisht deputetët e PD-së kanë krijuar grupe brenda tyre për çdo qark ku janë zgjedhur dhe zhvillojnë herë pas here takime me krerët e grupseksioneve për t’u informuar vazhdimisht për procesin e thithjes të sa më shumë anëtarëve në PD.
Problematika
Që prej datës 22 korrik të vitit 2013 Partia Demokratike funksionon si partia-individ pasi vetëm Lulzim Basha është legjitim në postin që mban. Kjo pasi Kryesia, Kuvendi dhe Këshilli i PD-së u shkrinë për shkak se në krye të partisë u vendos kryetari i ri dhe ai kërkoi që të gjithë personat që ishin shkaktarë për humbjen e 23 qershorit të mbanin përgjegjësitë duke theksuar se duhet një reformim i të gjithë bazës së Partisë Demokratike.
Por kjo gjë vijoj duke u shtyrë kohë pas kohe duke e lënë forcën më të madhe politike opozitare pa struktura organizative dhe drejtuese ku vetëm kryetari ishte në gjendje të jepte urdhra. Kjo problematikë u thellua edhe më shumë në momentin kur u caktua kryetari i grupit, nënkryetarët, sekretari dhe zëdhënësi i deputetëve të PD-së ku që të gjithë morën gradën “të komanduar”, pra që mund të shkarkoheshin në çdo moment nga kryetari i tyre.
Zgjedhjet
Zgjedhjet në PD u lançuan në fillim të muajit dhjetor të vitit që lamë pas. Lulzim Basha deklaroi në atë kohë se zgjedhje brenda strukturave të partisë do të bëhej për shkak se do të zgjidheshin kryetarët e rinj dhe për këtë u hapën edhe anëtarësimet e reja në mënyrë që të eliminonin nga baza e të dhënave personat që kishin tradhtuar partinë.
Pavarësisht se në fund të vitit 2013 u theksua se në dy muajt e parë të vitit 2014 do të kishte përfunduar i gjithë procesi, ai u shty sërish për shkak se duhej një numër më i lartë anëtarësh që të zgjidhnin krerët e rinj drejtues të Partisë Demokratike. Kësisoj, forca më e madhe opozitare u detyrua që të vijonte të qëndronte sërish vetëm me një kryetar legjitim duke mos pasur as një strukturë tjetër të ligjshme.
Shkrimi u publikua sot (02.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com