Andrea Mano është kryetar i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës dhe kandidat për deputet, i shtati në listën e këtij subjekti politik. Në një intervistë për Report Tv, ai nuk preferoi të komentojë faktin se Basha e ka lënë në vend të pasigurt, por tha se vota nominale është një mundësi e mirë që çdo kandidat të marr votat direkte në popull. "Unë do të isha për kandidatë përfaqësues që janë pranë njerëzve dhe njihen nga komuniteti, por lista është diçka që do të ndëshkohet apo përkrahet nga vete qytetarët më 25 prill". Ndërsa i pyetur për numrin e mandateve u shpreh se PD synon të marrë 6 deputetë.
Mano ka komentuar edhe konfliktin me kandidatin Ervin Salianji që ka ndodhur rreth dy muaj më parë për ndarjen e zonave elektorale mes kandidatëve të PD.
"Nuk do e quaja konflikt kanë qenë diskutime në mbledhje të mbyllur të PD-së. Kanë qenë diskutime në aspektin e maksimizimit të votave nëPD të mundësisë që i jepet çdo kandidati për të maksimizuar votat atje ku ai mendon se ka me shumë mundësi", tha Mano.
INTERVISTA E PLOTË
Gazetarja: Për 8 vite me rradhë keni qenë kryetar i PD në Korëë dhe një nga njerëzit, që ka kontribuar së tepërmi në radhët e PD të pakten për Korçë. Si e keni pritur ju vendimin e zotit Basha duke u renditur i 7-ti në listën e kandidatëve për deputet në këtë qark?
Lista e kandidateve për deputete ndryshe nga herët e tjera ku ka pasur një rënditje fikse dhe stabël, këtë rradhë është një liste e hapur. Pra është një listë në të cilën rënditja bëhet në përfundim të procesit zgjedhor kuptohet në varësi të votave që marrin kandidatet të cilët presupozohen që janë rënditur poshtë numrit të pritshëm të mandateve që pritet të marrë çdo forcë politike. Si e tillë unë besoj qe çdo numër dhe kandidat ka mundësiteë e veta që nëse merr një numër të caktuar votash nga qytetarët dhe banorët e qarkut ku ai garon, ka mundësi të kaloje në listë dhe sigurisht të jetë me pas do të bëhet dhe rënditja përfundimtare në listë. Unë besoj se është një mundësi që ne na jepet për të shkuar më pranë qytetarëve për të marrë jo vetëm votën e PD-së, e cila është vota e parë dhe prevalon në këtë fushatë, por për të marrë dhe besimin e qytetarëve tek mundësia që iu është dhënë qytetarëve për të votuar ata kandidatin për deputet që duan ti përfaqësoje nëParlament. Ky proces zgjedhor është hera parë që qytetarët shqiptarë do të zgjedhin veç votës për partitë politike, pra preferencës që ata kanë do të zgjedhin dhe deputetin që duan ti përfaqësoje në parlament.
Gazetarja: E konsideroni përfaqësuese listën e PD-së në Korçe?
Lista është hartuar dhe projektuar nga kryetari i partisë dhe kryesia, e cila më pas ka marrë dhe Ok nga këshilli kombëtar. Si e tillë dhe duke qenë që dhe unë jam pjesë e listës, pra kam një konflikt interesi unë nuk mund të shprehem. Them që është një liste, e cila besoj se do maksimizoje votat për PD dhe për koalicionin, i cili do jetë fitues pas 25 Prillit.
Gazetarja: Kane qarkulluar zëra për një konflikt mes jush dhe zotit Salianji sa i takon ndarjes së zonave elektorale. Si qëndron e vërteta çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka shkaktuar pakënaqësi tek ju?
“Nuk do e quaja konflikt. Kanë qenë diskutime në mbledhje të mbyllur të PD. Kanë qenë diskutime në aspektin e maksimizimit të votave në PD, të mundësisë që i jepet çdo kandidati për të maksimizuar votat atje ku ai mendon se ka me shumë mumdesi dhe për ti maksimizuar, por kurrsesi konflikt për këtë ju siguroj. Ka qene diskutim dhe nuk ka qenë vetëm Salianji, por gjithë pjesa e kryesisë dhe individëve të tjerë. Nuk i ka kaluar çaqet e normalitetit, po sigurisht diskutime në kohë fushatash janë diskutime që në thelb kanë pasur vetëm këtë gje: Si do të ishte mundësia që në në qarkun e Korëës të maksimizojmë me shumë votat për PD. Kryesorja e gjithë këtij procesi, e gjithë kandidatëve dhe fokusi kryesor i kandidateve është që ata duhet të maksimizojnë votat për PD. Më pas mundësia e dytë i jepet qytetarëve. Pra kjo nuk ka lidhje me partinë politike. Më pas po e kanë qytetarët në dorë që të vendosin se cili deputet do i përfaqësoje më mirë në parlamentin e ardhshëm.
Gazetarja: Disa herë gjatë zhvillimit të fushatës keni denoncuar parregullsi të procesit zgjedhor dhe ndikim të strukturave shtetërore tek vullneti i votuesve. Denoncime për parregullsi në lista, denoncime për drejtues institucionesh në Korçë të cilët sipas jush i’u marrin kartat e ID qytetareve. Këto parregullsi që ju keni denoncuar mendoni se do të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve te 25 prillit?
Unë në fakt kam bërë tre denoncime nga fillimi i procesit zgjedhor. E para është kur kanë dalë listat paraprake dhe ne kemi parë që në institucione të rëndësishme si universiteti apo tek shtëpia e fëmijes apo dhe te banesa ku ka pasur 1 apo 2 familje. Kemi parë që janë vendosur me qindra njerëz sikur banojnë në ato familje. Pra është një proces i cili ka qenë me numrin 999 si thuhej më parë dhe se di me çfarë vendimi, me çfarë urdhri bashkia e Korçës i ka futur këta persona sikur jetojnë. Unë kam sjellë disa raste, por janë pafund raste që mund të sjell për qytetin e Korçës sikur jetojnë te muzeu i artit mesjetar, universiteti apo dhe raste që në një shtëpi njëkatëshe ka pasur 12 apo 13 familje që figurojne në të njejten adresë të asaj shtëpie.
Ne kemi bërë dhe denoncimin në media dhe kemi kërkuar që të ketë reflektim nga administrata e bashkisë që kjo të rregullohet në listat përfundimtare. Por sa kam parë kjo nuk është rregulluar. Pra ka ngelur si ka qenë. Më pas na kanë ardhur sinjalizime të ndryshme nga qytetarë që iu kërkoheshin kartat e ID ka pasur dy arsye: Sepse ka pasur presion nga administrata për të regjistruar njerëz qe duhet ti detyrojnë të votojnë për PS apo ka pasur kërkesa për ti marrë kartat për të falsifikuar procesin zgjedhor. Sigurisht ne sjemi kompetente per ta ditur se kush ishte arsyeja por ne momentin qe ne na kane ardhur info nga qytetaret apo banoret qe jane pjese e ketyre administratave ne kemi bere edhe kete denoncim.
Se 3-ti kemi bërë dhe një denoncim sa i’u përket kontratave të përkohëshme që po ndodhin ne dy muajt e fundit të procesit zgjedhor. Sikundër është bërë e ditur ne 4 muajt e fundit ndalohet që të punësohen njerëz qoftëdhe me kontratë të përkohshme, proces i cili nuk është respektuar. Sot e kësaj dite që ne flasim në disa institucione të vendit që unë thashë merren njerëz në punë me kontrata të përkohshme dhe ju e kuptoni që kjo po bëhet për efekt zgjedhor sepse nëqoftëse ishte çështja për të marrë njerëz në punë këta njerëz mund të ishin marrë 8 vite më parë në punë dhe nuk duhet të prisnin muajt e fundit para zgjedhjeve me kontrata të përkohshme. Nga ana tjetër dihet shumë mirë që këto kontrata përfundojnë pas mbarimit të zgjedhjeve dhe në këtë proces ky fenomen cënon zgjedhjet në kuptimin që duket sikur futja në punë të detyron të devijosh votën apo mendimin qe ke pasur. Unë mendoj se kjo ështe shkelje qoftë e kodit zgjedhor apo procesit që kemi premtuar se duhet të jetë proces i qetë, i lirë, i ndershëm, transparent dhe i barabartë për të gjitha palët politike.
Gazetarja: E djathta vjen në këto zgjedhje pas 8 viteve opozite të vështire dhe ju nuk morët pjese në zgjedhjet lokale të 2019-ës, duke mos pasur asnjë drejtues në pushtetin lokal. Në këto kushte, ky fakt sa të vështirë e bën kjo fushatën tuaj dhe nga ana tjetër sa prioritet i jep kjo kundërshtarit, i cili aktualisht ka pushtetin qendror dhe lokal?
Sigurisht ne dukje ne fushatën që bëhet në Shqipëri duke u nisur që partitë politike vendosin gjithë resurset e tyre për të bërë fushate sikundër janë bashkitë apo institucionet shtetërore që në fakt ndalohet me ligj, në pikëpamje të parë kjo duket favorizuese për partinë në pushtet. Po nga ana tjetër mos harroni që për çdo njeri të futet në punë kërkesat për punësim janë aq të mëdhaja sa pjesa tjetër mbeten të pakënaqur. E dyta për çdo njeri që mund të shfrytëzoje bashkinë apo institucionet shtetërore në këtëmoment për fushatë elektorale mund tu sjell një shembull që përgjigjia më e mirë është dhënë para 2 viteve. Janë bërë zgjedhjet lokale pa kandidat realisht dhe kanë dalë vetëm në bashkinë e Korçës mbi 2300 veta të cilët janë imponuar për të votuar që të rrisnin % e pjesmarrësve. Kanë dalë 2300 fletë të pavlefshme që ata i kishin venë kryq të madh për të thënë që nuk jemi dakord të votojmë me këtë presion që na bëjnë. Dua të them që nga njëra anë partia në pushtet pretendon se do e përdorë si presion ndaj njerëzve për të siguruar vota po unë mendoj se pakenaqësia është aq e madhe, situata ekonomike e vendit është aq e keqe dhe gjithçka ka ndodhur, ka ndodhur mbrapsht në këto vite saqë njrëzit e pakënaqur do dinë që në 25 prill të votojnë atë që ata mendojnë.
Në fund në duhet të arrijmë që pas kaq viteve, pas 30 viteve politike duhet ti lëme njerëzit të shkojnë të lirë në fletët e votimit pa presion kërcënime qoftë nga njëra palë politike apo tjetra. E vetmja mënyrë që mund të ndryshojmë këtë vend është ti lemë njerëzit të lirë, të zgjedhin sipas mendimit të tyre sikundër bëhet dhe në vendet fqinje. Ne jemi të fundit për nga standardet e zgjedhjeve. Tashmë na e ka kaluar Kosova, Maqedonia dhe nuk di cili vend tjetër në Europë të ketë këtë problem si në të kërcënohen mësues, mjekë, infernierë që nëse nuk votoni një parti apo një tjetër do largoheni nga vendi punës, nuk di një parti në Europe ku bëhet presion me prerjen e ndihmës ekonomike, kempeve pra kemi ngelur vendi vetëm që nuk po bëjmë standarte normale zgjedhjesh. Kemi pasur një mundësi në 2013 ku kjo është arritur. E mbani mend? Kanë qenë zgjedhjet më të qeta ku ne pranuam verdiktin dhe dolëm në opozitë. Po nga 2013-ta e më pas janë rikthyer të njëjat problematika të zgjedhjeve si në 1998 deri në 2001. Pra unë do doja që çdo qytetar shqiptar, por mbi të gjitha Korçar duhet të mendoje mirë peshën e votës së vet. Asgjë nuk është më e rëndësishme se ajo votë dhe asgjë nuk bën më shumë punë për të ardhmen se ajo votë. Prandaj nuk dua që tu tremben kërcënimeve e presioneve nga partia ne pushtet.
Gazetarja: Cili është objektivi juaj dhe ku do ta orientoni fushatën?
Janë 11 mandate në qarkun e Korçës. Ne synojmë që si parti të kapim 6 mandate dhe si koalicion nëse ka mundësi dhe që unë besoj që dhe LSI do ketë mundësinë të operojë një apo 2 mandate dhe ne të kapim numrin 7 të mandateve. Sigurisht kjo është e vështirë e cila duket si e pamundur nëse qëndrojmë në numrin e 2017-ës, të cilat janë pa favorizuese për opozitën po nga ana tjetër askush nuk e llogarit pakënaqësinë e njerëzve dhe askush se di që deri në momentin e fundit si do votojnë votuesit shqiptare e Korçarë. Unë besoj që pakënaqësia do përkthehet në votë. Sigurisht nuk është e lehtë se i takon politikaneve të bindin njerëzit pse duhet ti votojnë. Pra është roli i kandidateve të maksimizojnë votën ti bindin qytetarët Korçarë se ku do hedhin votën. Unë besoj se njerëzit janë të zgjuar dhe tashmë janë përgatititur për ndryshimin. Ajo qe unë shoh është dëshira për ndryshim, kërkesa për të larguar këtë situate ekonomike.
Gazetarja: Thatë që synoni 7 mandate në këtë qark. Të njëjtin synim që ka dhe kundërshtari juaj. Pra PS, sa të realizueshme e shikoni listën e kundershtarit?
E thashë është e vështirë se nuk dimë si do sillen qytetaret shqiptarë dhe ndaj partive të tjera të koalicionit që ne kemi po dhe ndaj kandidateve. Është sfidë e madhe por ia vlen të përpiqesh kur hyn në një fushatë që gjthmon mendon se do fitosh maksimumin dhe maksimumin që ne mendojmë është shifra që iu dhashë. Është e vështirë sigurisht që kundërshtari ka listën e vet. Une do isha më pro faktit që kandidatet duhet të jenë përfaqësues dhe njrerëz që qëndrojnë. Mendoj se me shumë përballje listash kjo duhet të jetë një përballje dhe dilemë e madhe. Pra se ia vlen që ne të vazhdojmë me situatën që kemi apo duhet që pas 8 viteve të ndodhë një ndryshim.
Gazetarja: Këtë vit ndryshe nga vitet e tjera kemi një sistem zgjedhor ku vendi i askujt nuk është i sigurt .E favorizon kjo pjesën mbështetëse të listës?
Unë besoj se ky sistem zgjedhor me lista të hapura i jep mundësinë çdo kandidati të tregojë peshën e vet në elektorat. Fakti që gjithë qytetaret e qarkut të Korçës do
Fakti që gjithë qytetarët e qarkut të Korçës do votojnë jo vetëm partinë po dhe emrin i jep mundësinë gjithsecilit të dale në terren të shpalosë politikat të tregojmë fytyrën dhe figurën tonë dhe në bazë të saj të marrë vlerësimin nga qytetarët korçare. Unë besoj që është favorizuese unë do isha për lista të hapura 100% në ku të ketë një renditje ku të 12 apo 11 kandidatet që janë në liste në Korçe të dilnin në pozita të barabarta në kushte të barabarta dhe të trajtoheshin në mënyre të barabartë me gjithë zgjedhësit e qarkut të Korçës dhe me pas renditja të behej sipas votave preferenciale që do marrë secili.
Unë besoj që duhet të shkojmë drejt kësaj liste të paktën në zgjedhjet e tjera .Lista duhet të jete totalisht e hapur në s’kemi pse të kemi frike nga vota e qytetareve shqiptare ata le të jene që do të vendosin se cili nga kandidatet ia vlen për ti përfaqësuar apo jo dhe ia vlen për të qene njeriu me të cilin ata do duan të zgjidhin problematikat e tyre. Besoj që listat e hapura është mundësi që i jepet çdo kandidati. E thatë dhe ju nuk ka renditje fikse që të quhet se dikush e ka ose jo vendin e sigurt, ka një lloj preference për ata që në dukje renditen në vendet e para por e thashë njëherë dhe gjithë të tjerëve nr 11 apo 12 iu jepet mundësia që në momentin që kapin votat personale për t’u bere pjesë e listës atje gjithçka ndryshon për mua është pozitive kjo që ka ndodhur iu jep mundësinë shqiptareve të zgjedhin partinë dhe kandidatin që duan.
me ate salianj doni te fitoni ju o ju mbyllte?luljeta me mulrat me nardat me shehrat e thuthuqrat e salianjrat mos ti shkoje ne mend te behet icik magazinjer si jovan bregu e sa per ty o mane qellov si kalama o mane per muhabetin me salianjin se e dine te gjith qe ti shtrydh koqkat ai se aq legena jeni
PërgjigjuAndrea Mano! Servile,frikacake,genjeshtare dhe hajdute! Keto jane karakteristikat e PDse!
PërgjigjuQenke qytetar katundar, te kane hipur ne kurriz fshataret e Gores e Devollit, s'paske pike qytetarie, hiq dore nga drejtimi i PD, merrni borxh ndonje aga Zemblaku.
Përgjigju