“Por edhe të pjesëmarrjejes së amerikanëve në përpjekjen tonë për një Tiranë moderne e europiane , të një Tirane të shekullit të 21, në veçanti me Planin Urbanistik, për konkurset e ndryshme siç është konkursi për Bulevardin dhe përpjekjeve të mia për të përmirësuar performancën e qeverisjes së Tiranës në veçanti në raport në dëgjimin e zërit të qytetarëve dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimarrje si dhe për transparencën që qeverisja lokale duhet të ofrojë në raport me qytetarët dhe bizneset”, tha Basha.
Reeker ka vlerësuar projektet e zotit Basha si dhe prioritetin e tij për një Tiranë të zhvilluar si kusht për mirëqënien e qytetarëve të saj.
“Patëm një ditë të këndshme për të ndarë eksperiancat dhe jam i bindur se do të kemi takime të tjera të vlefshme. Basha është këtu dhe pres ta takoj sërish atë kur unë të vizitoj Tiranën”, tha ai.
(aq/shqiptarja.com)
