Basha: Elvis Roshi i dënuar dhe në 
Zvicër, Rama poshtëroi popullin e tij 

Basha: Elvis Roshi i dënuar dhe në <br />Zvicër, Rama poshtëroi popullin e tij 
​Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se poshtëroi popullin e tij me kandidimin në zgjedhje të personave me rekorde kriminale. Largimin e Elvis Roshi, Basha e cilësoi si provë se ligji i dekriminalizimit po funksionon. Ai theksoi Rama e dinte dënimin e Roshit, ndërsa shtoi gjithashtu se përvse në itali, Roshi është i dënuar në Zvicër për trafik droge.
 
Deklarata e plotë e Bashës
"Poshtëruesi i popullit ka një emër, Edi Rama. I gënjeu shqiptarët për Elvis Roshin. ai ka një dënim në Zvicër për trafik drogë. deklaroi se nuk kishte asnjë dënim. Tani iu kujtua dënimi në Itali. Iu kujtua se vetëm një javë pasi gjermanët e nxorën të bardhë si bora. Edi Rama e ka ditur që Roshi është i dënuar për drogë në Zvicër. I është kërkuar që të mos e kandidojë Roshin se ka dënim në Zvicër. Tani vazhdon t'i poshtërojë shqiptarët. Edi Ramës i është kërkuar të mos e kandidonte. Nuk është një ditë për të fërkuar duar, por një ditë për të parë se ku e ka katandisur Shqipërinë, Edi Rama, me kriminelët e tij të cilët janë në çdo nivel të administratës. Edi Rama e ka mbushur me persona me rekorde kriminale. ndryshe nga sa thuhej, ligji funksionon. Elvis Roshi është prova e parë që ligji funksionon. s'ka parë gjë akoma. Ligji do të nxjerrë në pah krimin më të madh që ka firmën dhe vulën e Edi Ramës, kërkimin me zor e gradimin me zor të kriminelëve në funksione të larta shtetërore. Edi Rama duhet të largohet se ka gënjyer, mashtruar shqiptarët ditë e natë. Largimi i Edi Ramës është zgjidhja. Duhet të mbajë përgjegjësi para shqiptarëve, për gradimin e kriminelëve me pushtet, për gënjeshtrat e mashtrimeve që ka thënë ditë për ditë për emrat e kriminelëve të graduar me pushtet. Zgjidhja është largimi i Edi Ramës dhe shqiptarët e dinë se e keqja do të vazhdojë, se mbrojtja e kriminelëve do të vazhdojë deri në momentin e fundit siç bëri me Elvis Roshin. Shqipëria pa Edi Ramën, me kandidatë të ndershëm e me zgjedhje të lira e ndershme është ajo që kërkoj unë, por edhe socialistët e ndershëm. Ta çlirojmë Shqipërinë nga e keqja, nga inkriminimi i pushtetit me rekorde kriminale. Sot është një fitore e një beteje, por lufta vazhdon. Lufta do të vazhdojë kur personi që ngriti arkitekturën e pushtetit të inkriminuar, të jetë larguar me votën e lirë të shqiptarëve", u shpreh Basha.

Paloka: Elvis Roshi, modeli i Edi Ramës për bashkitë
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas dorëheqjes së Rroshit dhe akuzave ndaj tij në Itali për përdhunim. Paloka deklaron se Rama u ka kërkuar socialistëve të mblidhen në shesh dhe të mbrojnë përdhunuesin.
 
Edhe më tronditëse bëhet e vërteta rreth të shkuarës kriminale të Roshit të Ramës, modelit të Edi Ramës për bashkitë. Dëshmia e penalitetit që është publikuar sot, e ardhur nga Ministria e Drejtësisë Italiane, thotë se Elvis Roshi është dënuar për “violenza karnale”, që do të thotë është dënuar për përdhunim. Pra Roshi që e fsheh, dhe shefi i rilindjes që i del në mbrojtje, mbulojnë një krim të tmerrshëm të kryer nga i zgjedhuri i Ramës. Dhe Edi Rama e njeh italishten. E megjithëse e di, që ka vënë pos të tjerash edhe një përdhunues si kryetar bashkie në Kavajë, u kërkon sot socialistëve të dalin në një demonstratë në qytet për ta mbrojtur atë. Rama u thotë socialistëve të dalin të mbrojnë përdhunuesin. Demonstratën do ta udhëheqë Gentjan Daja, i dënuar për trafik droge, ushtar i Roshit, të cilin Rama e ka caktuar në krye të PS-së së Kavajës”, deklaron Paloka.
 
Sipas tij, Rama i poshtëroi qytetarët e Kavajës duke ua vënë Roshin kryetar bashkie, i poshtëroi duke u vënë kryetar partie të dënuarin për drogë, po i poshtëron edhe më shumë sot duke i kërkuar të mblidhen në shesh në mbrojtje të përdhunuesit. “Ky është Edi Rama. Ky është modeli i tij. Këto janë standardet e tij”, përfundon Paloka.​

Berisha: Pas Roshit, po Edin a do ta marrë me vete emri Edvin?
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në Facebook pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Sipas Berishës, Elvisin e mori Ervisi, emri me të cilin ishte dënuar, ndërsa shtron pyetjen: "Po Edin a do ta marrë me vete emri Edvin?". Ish kreu i PD, i rikthehet sërish akuzave që lëshoi një javë më parë në Kuvend, ku akuzon kryeministrin Rama për dosjen spanjolle, e cila sipas tij përmban edhe vrasje.  
 
Deklarata e plotë e Berishës:
"Elvisin e mori Ervisi, emri me të cilin ishte dënuar. Po Edin a do ta marrë me vete emri Edvin?
 
Në kohën kur Edi quhej Edvin ai u akuzua për:
- Dosjen e tmerrshme spanjolle, e cila përmban edhe vrasje të llahtarshme (përfolur në media).
- Letrën e Kadriovskit ku akuzohet për rrëmbimin e drogës dhe zhdukjen e bashkëshortes së tij (letra tashmë e bërë edhe publike).
- Shitjen në Paris të ikonave të vjedhura, histori kjo e një çuni shqiptar që nuk quhej Ervis por Edvin (akuza direkt e Fatos Nanos që tha se e solli nga Parisi me thonj të pisët tek shiste ikona të vjedhura)!
Duke dënuar dhe njëherë me ashpërsinë më të madhe Edi Ramën, si kryekriminel për futjen e kriminelëve në parlament dhe pushtetin vendor, i bëj thirrje të shpjegohet publikisht për motivet e maskimit të tij me ndryshimin e emrit nga Edvin në Edi", shkruan Berisha


Dorëheqja e Roshit, Halimi: Ne dhe PS nuk kemi qenë kurrë njësoj
Deputeti Eduard Halimi shkruan në rrjetin Social Facebook se PS dhe PD nuk kanë qenë kurrë njësoj.
 
Sipas Halimit, rekordet kriminale nuk mund të fshihen, pasi partnerët po i  sjellin çdo ditë, ndërkohë që ka theksuar se, sfida për një klasë politike të pastër po realizohet dhe se politika duhet të pastrohet nga individë me rekorde kriminale.
 
Më pas ai ka shprehur kënaqësinë se sfida e Lulzim Bashës për të pastruar politikën, po fillon të realizohet.
 
Në fund, Halimi u ka uruar qytetarëve të Kavajës që në të ardhmen të kenë një kryebashkiak të denjë.

Ja postimi në Facebook i Eduard Halimit
"Te dashur miq,
Lulzim Basha kishte te drejte prej fillimit. Ishte vetem ceshtje kohe. Me pak se nje vit.
Falenderim partnereve qe bene te mundur miratimin e ligjit per dekriminalizimin dhe zbatimin rigoroz te tij.
Ne dhe PS nuk kemi qene dhe kurre nuk do jemi njelloj. Rekordet e tmershme kriminale kurre nuk mund te fshihen dhe partneret po I sjellin cdo dite. Klasa politike duhet te pastrohet nga individet me rekorde te tmershme kriminale. 
Sfida e Lulzim Bashes per te pastruar politiken, filloi te realizohet. 
Suksese qytetareve te ndershem te Kavajes ne zgjedhjet e reja te kesaj vere, per nje kryebashkiak te denje
", shkruan në Facebook, Halimi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi