Basha: Falë të rinjve, PD fiton
zgjedhjet e ardhshme parlamentare 

Basha: Falë të rinjve, PD fiton<br />zgjedhjet e ardhshme parlamentare 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  deklaron nga Konventa Kombëtare e FRPD-së se forca politike që ai drejton do të jetë shumica në zgjedhjet e ardhshme. Kjo sipas Bashës do të vij edhe fal kontributit të të rinjve.

Rinia e cila vjen sot në Partinë Demokratike në opozitë jo për privilegje, as për ofiqe, por për sakrifica. Rinia që është bashkuar në këtë sallë si një dhjetra e qindra të tjera anembanë Shqipërisë. Bashkuar në këtë bashkim të madh vlerash ku sa vijmë e shtohemi sepse jemi e dot jemi shumica e padiskutueshme në zgjedhjet e ardhshme” tha Basha.
 
Sipas kryeopozitarit qeveria aktuale po promovon vrasësit dhe kriminelët, ndaj dhe për të rinjtë është gjithnjë e më shumë e vështirë që të gjejnë një vend pune.

"Është modeli që promovon vrasësit, trafikantët, tutorët, njerëzit e vesit. Është bërë më e vështirë në Shqipërinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës për të rinjtë shqiptarë që të kërkojnë dhe gjejnë një vend pune’ tha ai.

Nga kjo konventë ku do të zgjidhen drejtuesit e Këshillit Kombëtar, Basha deklaroi se në zgjedhjet e ardhshme, 49 kandidat për deputetë do të jenë nga Forumi Rinor Demokrat. 

Fjala e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në konventën e Forumit Rinor të Partisë Demokratike

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi