Basha: Fillimi i fundit për
perandorinë e krimit që ngriti Rama 

Basha: Fillimi i fundit për<br />perandorinë e krimit që ngriti Rama 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ironive të kryeministrit Edi Rama lidhur me publikimin e formularëve të vetëdeklarimit të zyrtarëve të lartë shtetëror.
 
Basha shkruan në Facebook se Rama duhej të kërkonte falje publikisht si personi përgjegjës që ka zgjedhur me dorën e tij deputetë e kryetar bashkie me probleme me ligjin.
 
"Nëse nuk e ka këtë minimum integriteti, të paktën sot të fshihej, të mbyllte gojën. Por joooo, del e kakaris majë stivës së të zgjedhurve të inkriminuar, më të besuarve që ka", shkruan Basha.
 
Deklarata e plotë e kryetarit të PD
"Edvini deri në 2002, apo Edi prej atij viti e këtej, duhej të kërkonte falje publikisht sot që doli në sytë e shqiptarëve se si ai ka zgjedhur me dorën e tij deputetë e kryetare bashkie, që megjithëse kanë ndërruar disa emra, në secilin prej tyre kanë një krim. Nëse nuk e ka këtë minimum integriteti, të paktën sot të fshihej, të mbyllte gojën. Por joooo, del e kakaris majë stivës së të zgjedhurve të inkriminuar, më të besuarve që ka.
 
Dhe sfidon, a janë 19. Nëse janë fjala vjen 18, ai del i pastër. Po Frrokun vrasës, e quan? Po Ndokën tutor e rrëmbyes, e quan?
 
Hoqi nga lista dy gra për ta bërë deputet. Po Mondin e gjakderdhjes në derë të komisariatit, kush e bëri deputet?
 
Apo e njeh për Armando. Të mos shkojmë tek Bushi e Roshi që nuk u dilte formulari për të treguar sa herë janë ndaluar nga policitë europiane për krime e drogë. Apo Tur Bardhi që edhe pse ka deklaruar plot 4 emra ka lënë edhe 2 emra pa deklaruar e ndaj e pret ndjekja penale dhe largimi njësoj.
 
Ka shumë prej banditëve të Ramës që kanë fshehur të dhënat. Ne, bashkë me qytetarët do t'i gjejmë. Do ta pastrojmë politikën nga kriminelët.
 
Po me të vërtetë ky është fillimi. Fillimi i fundit për Perandorinë e Krimit që ngriti në pushtet me dorën e tij Edi(vini)
", shkruan Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës

Sapo doli nga selia/ Momenti kur Salianji i hipën makinës për tu vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës