Basha: Fituam! Vettingun do ta bëjnë
shqiptarët, votojmë nesër reformën

Basha: Fituam! Vettingun do ta bëjnë<br />shqiptarët, votojmë nesër reformën
Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh në një konferencë për shtyp se opozita do të votojë reformën në drejtësi, nesër në Kuvend.

Basha tha se letra e komisionerit Hahn sqaron se roli i ONM do të jetë vetëm rekomandues, pasi vendimmarrja do t'i takojë institucioneve shqiptare. Sipas Bashës, kjo është një betejë e fituar nga opozita, e cila insistoi për vetting nga shqiptarët. 

"PD do të japë nesër votat e saj për miratimin e reformës në drejtësi. Është koha për bashkim politik. Akti politik i nesërm është në emër të çdo shqiptari. Sapo kam përfunduar një komunikim intensiv me partnerët evropianë dhe amerikanë dha jam para jush për të ndarë lajmin e mirë. Pas komunikimit të fundit të rakorduar nga komisionari Hahn, roli i ndërkombëtarëve rekomandues, vendimmarrja mbetet në duart e kushtetutës shqiptare. Nuk do të përjashtohet asnjë qytetar nga konkurrimi mbi bazën e opinioneve por vetëm mbi bazën e fakteve dhe provave. Ndaj nuk jam lëkundur në asnjë çast, jo për kryeneçësi as për populizëm. Të hiqja dorë nga këto 2 parime do të thoshte se të hiqja dorë nga vetja ime. Kjo betejë sot përmbushet me një fitore. Jo fitoren e Lulzim Bashës dhe as të PD-së, por të çdo shqiptari, duke nisur nga kryeministri deri tek çdo qytetar, si të barabartë para ligjit. PD është e gatshme që të bashkojë votat për propozimin hibrid”, u shpreh Basha. 0
 
Kryetari demokrat theksoi se kjo është fitore e opozitës. Sipas tij, ndërkombëtarët s'mund të pranonin asgjë jashtë standardeve të përcaktuara nga Komisioni i Venecias.  
 
"Ne kishim dy qëllime në këtë betejë, të mbronim kushtetutshmërinë, parimin e shenjtë se askush nuk mund të ketë pushtet pa pasur llogaridhënie, ka pasur në qendër të saj të drejtat dhe liritë e njeriut si ADN-ja e PD-së, i krijimit të saj dhe qëndrimit të saj. Nuk mund të presim dhe as nuk kërkojmë dot që Europa të na trajtojë si të barabartë nëse e trajtojmë veten më ulët. Kemi bërë këtë betejë, pas shumë e shumë betejash të tjera të fituara e të mishëruara në një draft të standardeve evropianët dhe atlantike, të mishëruar me opinionin e Venecias. Beteja ja vlejti. Shumë miq kanë pyetur dhe kanë shtruar me admirim ose pikëpyetje se cili ishte motivimi për këtë betejë, ju them se qëndresa jonë dhe besimi im i palëkundur në një arritje pozitive bazohej në 2 pika: Së pari se shqiptarët meritojnë një standard evropian. Kjo është bindja ime e thellë personale, si një njeri i ekspozuar ndaj këtyre vlerave perëndimore. Bindja ime e dytë ka qenë se partnerët tanë të çmuar, aleati ynë strategjik SHBA-të, dhe BE-ja nuk do të pranonin kurrë asgjë më pak se standardet e vendeve të tyre”, theksoi Basha.

Paketa e ndryshimeve kushtetuese është pika e parë e rendit të ditës të punimeve të Kuvendit nesër. Mazhoranca ka shprehur vullnetin e saj për të votuar reformën, ndërsa në parim edhe kreu i opozitës ka deklaruar se edhe PD do ta votojë reformën. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike