DELVINË- Kryedemokrati Lulzim Basha vijoi akuzat ndaj qeverisë gjatë takimit me strukturat e PD në Delvinë. Basha tha se Rama bashkë me klientët e tij janë kthyer në grabitës të çdo pasurie publike. Basha tha se kjo është një nga arsyet e refuzimit të Edi Ramës më 30 Qershor teksa shtoi se kjo ishte një datë që e vulosi Edi Ramën, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, në një grabitës votash dhe të një politikani qe shkel Kushtetutën për të uzurpuar çdo pushtet.
“Një grusht klientësh bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë e tij janë shndërruar në grabitës të çdo pasurie publike dhe të çdo burimi natyror të vendit. Ata janë shkaku i thellimit të varfërisë,papunësisë, mungesës së mundësive.
Ekonomia dhe pasuritë e vendit janë në duart e këtyre pak njerëzve përreth Edi Ramës. Bregdetin ua ka grabitur qytetarëve dhe, me vendime speciale, ua ka dhënë oligarkëve që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. 30 qershori është nul dhe i pavlefshëm. Çdo produkt i tij është nul dhe i pavlefshëm”- tha kreu i PD-së.