SARANDE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin e tij elektoral në Sarandë ku ka sulmuar hapur LSI-në.
Basha deklaroi se “LSI ta ketë të qartë që koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndej, shit klyshë e bli qen merr fund në 25 qershor”.
“S’do ketë pazar me interesat e qytetarëve shqiptarë, e kam premtuar, nuk do ketë pazar, republika e re do vijë, po vjen, do triumfojë më 25 qershor. Ne nuk bëjmë pazar me kauzën e qytetarëve shqiptarë, me asnjë nga thithlopat e republikës së vjetër.
Rama do japë llogari për dështimit total, për harxhimin e milionave, ekonominë katastrofë. Edhe LSI ta ketë të qartë që koha e matrapazëve në politikë që shkojnë sa andej këndaj shit klyshë e bli qen merr fund në 25 qershor, ndaj të gjithë ata votues që jeni tunduar me teserat e partive të pazarit që ua kanë dhënë për tu mbajtur peng, dijeni se votat për këto parti janë vota të hedhura në det, kurrë më pazari “bli klyshë e shit qen” nuk do ecë me PD, mos harroni ne jemi të bashkuar, e gjithë opozita është e bashkuar, ata janë të përcarë. Ne e dimë se ku po shkojmë, tani është koha juaj të bashkoheni”, u tha Basha sarandiotëve.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com