TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi dje që të ulet në një tryezë me Ilir Metën dhe Edi Ramaën për të diskutuar mbi efektet që do të sjell paketa e re fiskale.
Në një aktivitet të organizuar nga PD me temë, “Ku po shkon ekonimia”, Basha e ciëlsoi situatën aktuale ekonomike si tepër të rëndë dhe se PD-PS-LSI duhet të ulen në një tryeze për të diskutuar mbi ndryshimet e mundshme.
“Jemi të gatshëm dhe nga kjo tryezë i bëj sot thirrje kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit të ulen me ne dhe me ju, të analizojnë pasojat e paketës fiskale në këto 4-5 javë të para dhe me një vështrim vetë-kritik, racional të hedhin hapat për të përmirësuar situatën, sa nuk është vonë” – deklaroi Basha.
Në fjalën e tij përpara grupeve të interesit Basha theksoi se ekonomia shqiptare po shkon drejt rrënimit dhe se qeveria nuk po bëhet transparente në punën e saj.
Ai u ndal edhe tek pagesa e borxhit të shtetit ndaj kompanive shqiptare. Kreu i PD-së theksoi se qeveria mori 400 milion dollarë hua për të shlyer detyrimet e mëparshme por që këto para nuk po akordohen në mënyrë të menjëhershme. “400 milionë dollarë mori qeveria borxh me aktin normativ të vitit të kaluar dhe tha se do shlyejë borxhet e biznesit. Pagoi vetëm 30 milionë dollarë apo 7.5 % të kësaj shume. Për ta vënë në rrafsh krahasimor, në të njëjtën periudhë tetor-nëntor të vitit 2012 që pa dyshim mbahet mend si një nga vitet më të vështira të ekonomisë shqiptare në dekadën e fundit, ndonëse prapë një vit jashtë krizës ekonomike, qeveria e atëhershme disbursoi 120 milionë dollarë.
Opozita ka vënë re se në krahasim me disbursimin mesatar prej 10 milionë dollarësh në muaj, vetëm për 8 muajt e parë për vitin 2013, pra një total prej 80 milionë dollarësh, në tre muajt e qeverisë së re, disbursimi total është 8 milionë dollarë ose më saktë 7.6 milionë dollarë, pra më pak se sa disbursimi mesatar njëmujor i tetëmujorit pararendës”, tha Basha. Pjesë e fjalës së tij ishte edhe çështja e sigurisë në vend. Kjo është bërë tani kryefjalë e deklaratave të Partisë Demokratike ku edhe në këtë takim Basha pohoi se me ardhjen e qeverisë së re Shqipëria po renditet në një nga vendet që nuk garanton dot sigurinë për biznesin.
Si rast konkret ai u referua çështjes së serverit të Tatim-Taksave duke akuzuar se ky është një megaskandal. “Si opozitë e kemi ngritur këtë shqetësim që në ditët e para të skandalit, kemi përdorur levën tonë kryesore që është kërkesa për transparencë parlamentare dhe nuk do të rreshtim derisa ky skandal të zbardhet plotësisht, dhe përgjegjësit të vihen para ligjit” – pohoi Basha. Në këtë tryezë ai ishte i shoqëruar nga ekspertët ekonomik të PD-së si Genc Ruli, Florion Mima, Sherefedin Shehu dhe Ridvan Bode.
Shkrimi u publikua sot (01.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com