TIRANË - Lideri i opozitës Lulzim Basha zgjodhi ta nisë ndryshe konferencën ku "shigjetoi" kryeministrin Edi Rama për nismën e radhës që zeron taksën e biznesit të vogël me xhiro vjetore deri në 50 milionë lekë të vjetër. Kryedemokrati e çeli konferencën duke ju drejtuar gazetarëve e duke i kërkuar të fusin dorën në xhep për të parë se sa lekë kanë. Një shenjë simbolike kjo me të cilën kreu i PD-së deshi të tregojë se xhepat e shqiptarëve janë varfëruar dhe fajtor për këtë situatë është kryeministri Edi Rama.
 
Ja fjalët me të cilat lideri i opozitës i drejtohet gazetarëve të pranishëm në konferencën që ai mbajti Live në selinë e Partisë Demokratike.
 
 “Futeni dorën në xhep. Futeni! Nëse keni një dorë tjetër aty, është dora e Edi Ramës. Po s’i gjete lekët që ke marrë me vete sot, t’i ka marrë Qeveria. Po pate më pak, prapë Qeveria t’i ka marrë”
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)