Basha: Gjendja e vështirë ekonomike
pasojë e reformave të qeverisë Rama

Basha: Gjendja e vështirë ekonomike<br />pasojë e reformave të qeverisë Rama
TIRANE - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur një bashkëbisedim me studentet për të folur për situatën ekonomike në vend. Gjatë fjalës të tij ai është shprehur se qeveria e sotme është pa perspektivë ekonomike dhe se biznesi dhe konsumatorët janë në një gjendje shumë të vështirë për shkak të reformave që kjo qeveri ka marre në dy vite pushtet.

Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike vendi ka pasur një zhvillim më të madh duke përmendur edhe anëtarësimin e vendit në NATO, vendim i cili u mor në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike.  

Rruga që kemi përpara nuk na jep shumë arsye për optimizëm” ka deklaruar Basha, duke theksuar se vendi edhe pse kapërceu valën e parë të krizës financiare, sot po përballemi me një krizë shumë të madhe e cila vjen si arsye e rritjes së taksave nga kjo qeveri.

Duke folur për eksodin, Basha u shpreh se gjatë gjithë viteve të tranzicionit ka pasur largime nga vendi, por ky i këtij viti ka pasur përmasa shumë të mëdha. “Kjo lidhet ngushtësisht me situatën ekonomikë, me mungesën e shpresën, me pamundësinë e kësaj qeverie për të siguruar një ekonomi të fortë”, është shprehur Basha.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar