Basha: Grabitja në aeroport shkallmoi
çdo standard të rendit dhe sigurisë 

Basha: Grabitja në aeroport shkallmoi<br />çdo standard të rendit dhe sigurisë 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas grabitjes së sotme në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Basha e cilësoi ngjarjen si shkallmim të çdo standardi të rendit dhe sigurisë.  

Grabitja e armatosur sot në Rinas, në atë që duhej të ishte territori më i sigurt në vend, dëshmon se rendi ka rënë, se shteti ka rënë. Persona me armatim të rëndë e më maska, shkojnë deri tek pista e avionëve, grabisin paratë, vetëm një ditë pasi u deklarua se në Aeroportin e Rinasit janë përforcuar kontrollet në kuadër të masave kundër terrorizmit, pas sulmeve në Stamboll”, thotë Basha.

Ku janë cubat e Tahirit, apo me siguri duke ruajtur parcelat me kanabis të Habilajve për llogari të shefit, duke kundruar udhëtimin e skafeve me drogë që kane pushtuar Jonin dhe Adriatikun, duke përgjuar në mënyrë të paligjshme e shantazhuar gjyqtarë e prokurorë, duke dhunuar e gjobitur qytetarë e biznesmenë apo duke arrestuar gra dhe pleq për kuponin e një kilogrami qepë, apo 2000 lekë drita të papaguara”, shton më tej kreu i PD.

“Kjo ngjarje e rëndë, që ka shkallmuar çdo standard të sigurisë, është një akuzë direkte për Saimir Tahirin dhe Edi Ramën. Në pushtetin e tyre, krimi s’ka kufij, ka mbrojtje, ka liri. "‎Shqipëria, më mirë pa Edi Ramën”, mbyll reagimin e tij, Lulzim Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'