TIRANE - E djatha në Parlament, tashmë në opozitë, pritet që të hënën të zgjedhë dhe kreun e ri të grupit parlamentar.
Burime pranë Partisë Demokratike theksojnë se emri më i përfolur që pritet të drejtojë 57 deputetët e grupit të djathtë në Parlament është ai i Sokol Olldashit, i cili vetëm dy muaj më parë ishte rivali i vetëm i Lulzim Bashës, që me shumicën e votave të anëtarësisë u zgjodh si pasuesi i Sali Berishës.
Mësohet se ka qenë vetë ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ai që u ka kërkuar deputetëve të djathtë që të kenë një frymë bashkëpunuese mes tyre, në mënyrë të tillë që e djathta të vijë shumë shpejt në pushtet. Ideja e zgjedhjes së Olldashit në krye të grupit parlamentar pritet që të ulë dhe “gjakrat” mes grupeve rivale në PD, mbështetësit të Lulzim Bashës apo Topallit dhe Olldashit.
Ndërsa flitet ende mediatikisht për emra që do të drejtojnë grupin parlamentar kjo do të mbetet në dorë të votëbesimin të deputetëve demokratë për të zgjedhur atë që do të do t`i përfaqësojë në debate politike në parlamentin e ardhshëm. Por opozita pritet që të zgjedhë në radhët e saj edhe emrin që do ti përfaqësojë për nënkryetarë të Kuvendit. Burime pranë së djathtës bëjnë të ditur se emri i ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli është më i lakuari për momentin mes të djathtëve.
Nëse votohen këta dy emra, i Olldashit dhe e Topallit, kjo do të sillte një përmirësim të marrëdhënieve mes të djathtëve pas mërive që kanë qenë për kohë të gjatë në këtë parti. Gjithësesi kur mbeten edhe pak ditë për të konkretizuar emrin e drejtuesit të ri grupit parlamentar të PD, i cili do të zërë vendin e ish-kreut të grupit parlamentar Astrit Patozi, e djathta do të duhet që të vendosë edhe për nënkryetarët e grupit parlamentar. Emrat më të përfolur janë ata të ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, Aldo Bumçit apo dhe Edi Palokës. Kjo mbetet në dorë të deputetëve të djathtë, të cilët nën drejtimin e Bashës do të votojnë edhe drejtuesin e tyre në Parlament.
MBLIDHET GRUPI
Demokratët pritet që të mblidhen për herë të parë në selinë e re, ku do të zgjedhin edhe kreun e ri të grupit parlamentar. Mbledhja që do të drejtohet nga Lulzim Basha pritet të fillojë në orën 11:00, vetëm pak orë para fillimit të seancës së parë plenare që do të mbahet në orën 18:00. Megjithatë demokratët janë shprehur se do të jenë një zë i fuqishëm në parlamentin e ardhshëm dhe do të bëjnë një opozitë të vërtetë përballë mazhorancës së majtë.
Ndërkaq në këtë mbledhje pritet të vendoset edhe për pozicionet e tjera të deputetëve demokratë në parlamentin e ardhshëm të drejtuar nga e majta. Megjithëse kryetari i PD-së ka paralajmëruar para pak kohësh se procesi i zgjedhjes së kreut të grupit do të bëhet në fillim të muajit para seancës, gjatë kësaj kohe në pritjet që ka zhvilluar me ambasadorët e akredituar në Tiranë janë vënë re edhe preferencat për deputetët që ka kryetari Basha. Për herë të parë demokratët do të drejtohen nga kreu i ri, i cili siç mësohet nga burimet e të djathtëve ka takuar më parë veç e veç deputetët e ardhshëm të opozitës parlamentare.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Të hënën mblidhet Parlamenti i ri