Basha, heroi i humbjeve

Basha, heroi i humbjeve

Lulzim Basha

Shumë nga ne e marrin me tallje, e disa të tjerë me shumë seriozitet, por ai është aty, nuk ka as turp, nuk ka as faqe, madje me dy gishta edhe pse e gjithë agjenda e tij nuk ka lidhje aspak me frymën demokrate.

Pak njerëzve u kujtohet se pas 1997-ës demokratëve u duhej një fillim ndryshe për të mundur kurthin e kohës, dobësinë e lidervë, të metat, euforinë, por edhe një histori turpi me manipulime zgjedhjesh. Mbi të gjitha ishte gropa e 1997-ës, piramidat, kolapsi i madh social që na çoi zëre se në një luftë civile.

Opozitarizmi po zgjaste, plot 8 vite. Duhej një fillim i ri, pasi kishte pasur plot goditje, franksione, si mocionistët me Gramoz Pashkon, por edhe deri në lindje të ndonjë force të re politike si ajo Genc Pollos etj. I duhej një përtëritje dhe u krijua një sistem i ashtuqujtur KOP (Komiteti i Orientimit të Politikave)

Strategji e cila u kurorëzua me fitore në 2005. Veç ama u rikthyen të gjithë. I hodhën mbrapa krahëve mëritë. Dhe koha vertetoi se kishin të drejtë. Se burrat dinë edhe falin, edhe bashkohen etj. Asaj rruge erdhi dhe një çunak i lëpirë. Unë atyre viteve punoja edhe si komentues për disa gazeta që të përplasnin derën në fytyrë po të kritikoje sadopak metodat autoritare të Sali Berishës. Lulin e hasa në një mbrëmje rikthimesh me emrat e KOP-it, i rrinte mbrapa Berishës dhe dukej sheshit që do bënte karrierë. Dhe dukej sheshit që nuk kishte asgjë të përbashkët me demokratët veç faktit Berisha.

Dhe kështu ndodhi. Demokratët me zemër ishin tek ashti i tyre, një djalë safi demokrat me emrin Sokol, megjithatë votat i mori Luli. Mirëpo atëherë u erdhi peshqesh demokratëve me suportin e Berishës, sot me atë të Edi Ramës. Kur themi është një humbës klasik, autoritar, mashtrues, pervers, krijesë që nuk ngjit, i kemi faktet. Zgjedhjet vendore 2015, i humbi! Zgjedhjet e përgjithshme 2017, i humbi.

Madje këtu bëri edhe aleancën idiote me qeverinë. Zgjedhjet vendore 2019, i humbi! Atë vit krijoi edhe standardin me ngriva-shkriva, delegoi pushtetin tek një komision bizarr i cili theu çdo standard kushtetues të demokratëve. Zgjedhjet e përgjithshme 2021 i humbi, këtij viti krijoi edhe standardin mashtrues të dorëheqjes me verbale dhe jo shkresërisht.

Që d.m.th., sot i dhënka të drejtën ta konsiderojë dhe ta shpallë veten kryetar të demokratëve. Eshtë edhe një kopje e shëmtuar imituesi politik ku ka ngritur celulat patronazhiste dhe po kërkon një rikthim autoritar të tipit Berisha. Por është komplet kot, fals, pasi i mungon vërtetësia, megjithatë falë celulave rreth tij do vazhdojë të dëmtojë demokratët.

Ka shumë nga ata që mendojnë se zgjidhja ideale do të ishte një tërheqje pas e të dyja kokave të nxehta dhe demokratët t’i nënshtroheshin vetëm statutit. Mirëpo palët njohin statutet e tyre, kjo pasi sot Partia Lokomotivë e historisë së demokracisë sonë është kthyer në lagjet e nxehta të qyteteve shqiptare të viteve 1997 e këtej.

Të gjithë kanë të drejtë, të gjithë janë me të tyren, pavarsisht se e vërteta nuk u përket demokratëve, për më keq akoma nevojës jetike të vendit, për më për turp akoma ku shqiptarët në vend të piketojnë bashkimin kombëtar, po thellojnë hendekun ndarës. Kemi sot një qeveri më të shqetësuar për dy katunde serbe sesa për dy milionë shqiptarë autoktonë.

Ka shumë të tjerë që hedhin idenë e regjencave për një afrim total, një shkundje, një hapje krahu të gjerë, por ka po kaq të tillë që të mbysin për Saliun po aq edhe për Lulin. Madje këta të fundit janë bërë agresivë edhe studiove sa kur i shikon, të vjen keq për titujt, doktoraturat apo licencat për të ushtruar profesionin e njeriut të drejtësisë.

Ka shumë që mendojnë se një zgjidhje brilante do të ishte që edhe ata më të votuarit apo urtësia demokrate të merrte në dorë frenat dhe të përfaqësonte vullnetin demokrat, mirëpo më të votuarit as që i pjerdh kush, urtësia është kthyer më keq se fanatikët e Bashës etj.

Përfundimisht a ka zgjidhje? A janë idetë të vlefshme? Sigurisht që janë, por ato kanë vlerë kur ka vullnet të mirë. Tek ne nuk ekziston vokacioni vullnet, jo më të ketë një të tillë, i mirë apo i keq. Përfundimisht si është puna me këtë rikthimin e Lulit.

Këtë imitues të foltores së Saliut të cilën ai dhe emisarët e tij e përgojojnë. Asgjë tjetër një fund që do zgjasë dhe jo një fund i epokës “Luli”.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ramos: 11/06/2023 18:07

    Po ky diplomën falso e ka si Belo

    Përgjigju
    • Italia si moter: 11/06/2023 19:09

      Po ti more lulush e ke treguar se cfar mutin je ,me vjedhje ,vrasje ,shitje te teritoreve te vendit ,hajdut ,humbes ne 8 zgjedhje .cfar ketkon me .ti nuk ke fytyre perroje jo per kryetar ,vendin e ke ne burg .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur