Historitë "çeke" të Edi Ramës u kanë kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëve. Por transparenca do të bëhet, hetimi do të bëhet, drejtësia do të vihet ne vend. Kështu është shprehur Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook, teksa i referohet vizitës së kryeministrit Rama në Çeki.
 

Partia Demokratike mbështet fuqishëm zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Ceki.  Por ndërsa Edi Rama viziton Çekinë e flet për futboll edhe atje, nuk ka dhënë asnjë shpjegim për 600 milionë euro që ndau me kompaninë CEZ, dhe ndalimin me ligj të hetimit të kësaj afere. Alibia e tij, sikur Çekia kishte kërcënuar me veto për marrjen e statusit të vendit kandidat u rrëzua të paktën tre herë. Në skandalin më të madh të korrupsionit në vendin tonë është përfshirë ai vetë duke u marrë shqiptarëve 600 milionë euro, e duke i ndarë me kompaninë çeke”, shkruan Basha.



Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)