Basha: I falën CEZ 600 mln euro 
Rama bllok 3 vjet statusit në BE

Basha: I falën CEZ 600 mln euro <br />Rama bllok 3 vjet statusit në BE
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdoi akuzat ndaj Ramës i cili sipas tij i ka falur CEZ-it 600 milionë euro.

Basha tha se nëse Rama nuk do t'i falte CEZ-it këtë shumë atëherë Cekia do t'i vendoste Shqipërisë veton për statusnin e vendit kandidat.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” Basha e cilësoi këtë një justifikim pasi sipas tij Edi Rama e ka bllokuar për 3 vite rradhazi statusin e vendit kandidat.
 
“I falem CEZ 600 milionë euro, se Cekia mund të vendoste veton për statusin e vendit kandidat për në BE! Ky është justifikimi më i fundit i Edi Ramës. Nëse do të ishte kaq i interesuar për statusin Edi Rama nuk e bllokonte tre vjet me rradhë” - u shpreh Basha.
 
Lideri i selisë blu tha se 600 milionë eurot e shqiptarëve janë falur dhe janë ndarë në mënyrë korruptive. Basha përfundoi fjalën e tij duke thënë se do t'i shkojë deri në fund hetimit të kësaj afere.
 
"Veto është argument për mega-aferën e CEZ-it. 600 milion eurot e shqiptareve janë falur dhe ndarë. Gjithçka tjetër është përrallë e kokoshit 200 milionësh. Por nuk e ha më njeri këtë çorbë. Do t'i shkojme deri në fund kësaj afere. Këto janë lekët e shqiptarëve të cilët sot po burgosen e shtyhen drejt vetvrasjes për 2000 lekë” – përfundoi Basha.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool