Basha i kthen përgjigje Ramës:
Dialog vetëm për qeveri teknike

Basha i kthen përgjigje Ramës:<br />Dialog vetëm për qeveri teknike
Nga çadra e ngritur para Kryeministrisë, kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje Edi Rama pas ftesës për dialog.

Basha është shprehur se nuk pranojmë dialog fasadë, ndërsa jemi të hapur të bisedojmë vetëm për krijimin e qeverisë teknike.
 
E hapur mbetet ftesa për dialog për qeverinë teknike. Ne do t’i përgjigjemi çdo ftese për dialog me kushtin që ato të mos jenë me fjalime të parapërgatitura, si ajo e 6 qershorit të vitit të shkuar”, tha Basha para mbështetësve të tij.
 
Basha ka dy objektiva nga dialogu politik. "Jemi të hapur për dialog të vërtetë politik me dy objektiva; ndërtimin e qeverisë teknike dhe përcaktimin e mandatit të kësaj qeverie për dekriminalizimin e institucioneve të saj dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira" tha ai.
 
Basha: Mirënjohje për Metën e Idrizin, Rama pengesa
Kryedemokrati gjatë fjalës së tij, deklaroi se për dialog fton cdo faktor politik, ndërsa më pas shprehu mirënjohje për Metën dhe Idrizin.
 
"Për dialog ftoj cdo faktor politik. Mirënjohjes për qëndrimin e njërit prej anëtarëve të koalicionit para tre ditësh për përgjegjshmërinë e shfaqur dhe PDIU.
 
E vetmja pengesë për zgjedhje të lira është frika e Ramës për të lëshuar karrigen e kryeministrit
" tha ai. 

Fjalimi i plotë i Lulzim Bashës

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA