Basha përgënjeshtron Berishën: Mashtron, gruaja ime ka punuar në një tjetër organizatë! Je përfituesi kryesor në ditët e vështira të PD, ke humbur çdo pikë dinjiteti
Lulzim Basha dhe Sali Berisha
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj akuzave që sipas tij janë bërë nga “organizata e Sali Berishës” ("Syri.net") në lidhje me bashkëshorten e tij për fondet e USAID.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha ka sqaruar se bashkëshortja e tij nuk ka punuar asnjëherë për East West Management Institute, por për organizatën holandeze East-West Parliamentary Practice Project, e cila financohet nga qeveria holandeze dhe Bashkimi Europian.
Ai më tej thotë se Berisha ka humbur çdo pikë dinjiteti, duke shpërndarë mashtrime të ulëta, ndërkohë që e di shumë mirë se ai dhe zyrtarët e PD-së, në ditët e saj të vështira, kanë qenë përfituesit kryesorë nga organizata e drejtuar nga bashkëshortja e tij.
Reagimi i plotë i Bashës:
“Organizata e Sali Berishës ka shpërndarë sot një tjetër mashtrim në lidhje me familjen time.
Së pari, bashkëshortja ime nuk ka punuar kurrë dhe as nuk punon për East West Management Institute.
Ajo ka punuar për organizatën holandeze East-West Parliamentary Practice Project, e cila financohet tërësisht nga qeveria holandeze dhe BE, dhe nuk është financuar asnjëherë nga qeveria apo ndonjë organizatë amerikane.
Sali Berisha e ka humbur çdo pikë dinjiteti, duke shpërndarë mashtrime të ulëta, ndërkohë që e di shumë mirë se ai dhe zyrtarët e PD-së, në ditët e saj të vështira, kanë qenë përfituesit kryesorë nga organizata e drejtuar nga bashkëshortja ime.
Organizata e Sali Berishës duhet të bëjë transparencë mbi financimet e saj në radhë të parë, ndërsa halli i Berishës dhe familjes së tij nuk zgjidhet me mashtrimet e ndyra që ai përhap përmes audioparlantëve të tij. Shqipëria meriton më shumë”.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.1%
-
Jo
24.9%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 361
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Katalogu/ Dalin pamjet e 301 pronave të krimit të sekuestruara! 13 pasuritë e Jamarbër Malltezit 17 milionë euro! Vilat e Ahmetajt, Kryemadhit e Ervis Martinajt
30 Mars, 13:23
-
Sali Berisha ‘festival folklorik’ për Doris Pack (VIDEO)
30 Mars, 13:04
-
Ursula von der Leyen: Do e kthejmë Ukrainën në një kështjellë çeliku! Putin? Tashmë ka dështuar!
30 Mars, 12:37
-
Presidenti Trump kërcënon sërish: Nuk përjashtoj përdorimin e forcës ushtarake për të marrë Groenlandën
30 Mars, 10:49
-
SHBA/ Avioni rrëzohet mbi një shtëpi në Minesota, humbin jetën të gjithë personat në bord, kamerat kapin momentin e përplasjes (VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
VIDEO/ Vetëm dy minuta në fushë, Lionel Messi shënon dhe ngjit Inter Miamin në krye të renditjes
30 Mars, 09:22
-
‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)
30 Mars, 08:21
-
Tërmeti në Mianmar dhe Tajlandë, bilanci thellohet me mbi 1600 të vdekur dhe 200 të zhdukur! Regjistrohen dhe dy lëkundje të tjera nga 5,1 ballë
30 Mars, 07:55
-
Mero Baze: PD duhet të ndajë mendjen nëse do të shkojmë drejt BE-së, apo do ta shkatërrojmë BE
30 Mars, 07:23
-
Basha uron Fiter Bajramin: Të mbushim zemrat me shpresë dhe Shqipërinë me mirësi
29 Mars, 22:59
-
Pas bisedave në Signal, sekretari amerikan i Mbrotjes sërish nën kritika/ Pete Hegseth u shoqërua nga gruaja në takime sekrete ushtarake
29 Mars, 22:44
-
Trump takohet me presidentin e Finlandës, diskutojnë për blerjen e akullthyesve nga SHBA
29 Mars, 21:53