Strehimi opozitës iraniane në kampin MEK, Basha reagon pas deklaratës së Ramës në Report Tv: SHBA s’na kanë asnjë borxh, ne po

Strehimi opozitës iraniane në kampin MEK, Basha reagon pas deklaratës së Ramës në Report Tv: SHBA s’na kanë asnjë borxh, ne po

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe Edi Rama

TIRANË- Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv, se aleatët tanë SHBA- kanë një borxh për të larë për Shqipërinë, duke ju referuar strehimit të anëtarëve të opozitës iraniane në kampin MEK, ka reaguar ish-kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sipas Bashës, aleatët tanë strategjikë SHBA nuk kanë asnjë borxh nga ndesh, ndërsa sipas ish-kryetarit të PD-së ne nuk lajmë dot kurrë borxhin ndaj tyre për Shqipërinë e pavarur, të çliruar nga komunizmi dhe në NATO, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në RMV e kudo. Basha nënvizon se sot Shqipëria ende nuk ka plotësuar standardet të partneritetit dhe aleancës strategjike mes SHBA-së, siç janë shteti i së drejtës, media e lirë, konkurrenca e ndershme dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

‘Aleatët tanë strategjikë SHBA nuk kanë asnjë borxh ndaj nesh, ndërsa ne nuk lajmë dot kurrë borxhin ndaj tyre për Shqipërinë e pavarur, të çliruar nga komunizmi dhe në NATO, për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e shqiptarëve në RMV e kudo. Shteti i së drejtës me barazi para ligjit për të gjithë, demokracia funksionale dhe media e lirë, konkurenca e ndershme dhe liria e tregut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë standartet ende të paplotësuara të partneritetit dhe aleancës strategjike mes SHBA-së dhe Shqipërisë.’- shkruan Basha.

Në emisionin ‘Real Story’, në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, një vëmendje e veçantë ju kushtua edhe sulmit kiberentik të Iranit ndaj Shqipërisë,, si hakmarrje për strehimin e anëtarëve të organizatës së MEK. Për këtë, kryeministri Edi Rama është i mendimit se SHBA-ja i ka një borxh për t'i larë Shqipërisë. Strehimi i anëtarëve të MEK, kreu i qeverisë u shpreh se erdhi si një detyrim ndaj aleatëve, për të cilën pati edhe pasoja, si sulmi kibernetik ndaj faqeve online qeveritare dhe sistemit TIMS

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/11/2022 23:51

    Nuk i jap te drejte Bashes,por Rama ne kete rast ka rene brenda me fjalet e tija,kur ka thene se,strehimi i anetareve te MEK erdhi //SI NJE DETYRIM NDAJ ALEATEVE...//.Pra nese mendon se /i detyrohet/ aleateve,prandaj i strehoi iranianet,atehere SH.B.A nuk te kane asnje borxh.Me kete akt,jeni shlyer kundrejt njeri-tjetrit,pavaresisht pasojave.

    Përgjigju
  • Turi: 04/11/2022 12:56

    Kur u ba i gjalle dhe ky po ik ore futja gjume prap

    Përgjigju
  • sindi: 04/11/2022 12:12

    ska ca ben i shkreti do kete pare ndonje vidio ne tiktok edhe merr zjarr

    Përgjigju
  • luli: 04/11/2022 11:42

    ooo luli vocer u kthye perseri ne skene , ik ere cun

    Përgjigju
  • Isi: 04/11/2022 11:26

    Ju hap goja prap kti bashes

    Përgjigju
  • Jorgo: 04/11/2022 11:22

    O basha po ku je more cufingsh gjalle qenke ti

    Përgjigju
  • Gerti: 04/11/2022 11:14

    Gjall qenka ky Basha ishalla spo e shporr perseri Berisha sic e hoqi nga opozita????

    Përgjigju
  • Alban: 04/11/2022 11:12

    Ik o basha fli gjum se ate di tbesh me mire

    Përgjigju
  • rezart: 04/11/2022 10:03

    Ik o basha se ishe mire pa fol.Gjithmone e dhjen muhabetin kur flet keshtu

    Përgjigju
  • ilir: 04/11/2022 10:02

    O basha a je gjalle o gelldap hahahah

    Përgjigju
  • LORA: 04/11/2022 09:40

    SHBA-te kane qene dhe jane garantet me dashamires te sigurise se Popullit Shqiptar.

    Përgjigju
  • !!!: 04/11/2022 08:57

    Medemek rublaxhiu proamerikan! I helmuari nga corba e prishur, ben edhe patriotin! I ndyre dhe i mbaruar!

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 04/11/2022 08:24

    A u fute ne valle z. Kryeminister tani nuk del dot me sikur miliarda te japesh do ta heqesh deri ne fund.

    Përgjigju
  • Bardi: 04/11/2022 07:33

    Na e ka borxh dhe shum bile,sepse te ardhurit iranian ne shqipri eshte bere nga amerika.Ne skemi pse te paguajm kanosjen e Iranit dhe ky eshte borxhi

    Përgjigju
    • Tani: 04/11/2022 08:18

      Lene Bardi. Ku e ka llafinin Rama, e ku del ky budall. Jane pasojat e gjumit letargjik. ????????

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë