Basha injoron kritikat e Selamit:
S'mund të shpenzoj asnjë sekond

Basha injoron kritikat e Selamit:<br />S'mund të shpenzoj asnjë sekond
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur me injorim vërejtjeve të deputetit të tij, Eduard Selami për mënyrë ne drejtimin ë të PD-së në këto dy vite. Basha nuk e cilësoi “kontribut konsturktiv dhe pozitiv”, duke thënë se komentet e Selamit janë vetëm për konsum mediatik. Lideri i opozitës edhe pse nuk pranoi të debatonte me deputetin e PD-së gjithësesi tha se ai nuk është e keqja më e madhe.

“Unë,  siç e keni ndjekur nuk kam bërë asnjëherë komentuesin. Çdo kush ka mundësi të shprehë dhe të japë kontributin e vet pozitiv dhe konstruktiv brenda partie, këtu është detyra ime, pjesa tjetër mund të jetë detyra e juaj, e gazetarëve, e çdokujt tjetër. Unë nuk mund të shpenzoj asnjë sekondë, asnjë pikë energjie time apo të Partisë Demokratike në një debat i cili nuk fokusohet tek e keqja e madhe në vend që është korrupsioni, krimi i ngritur në sistem, hajdutëria masive dhe mizorja ekonomike që ka shkaktuar qeveria e Edi Ramës”, tha Basha.

basha-selami

Fillimisht në muajt e parë të drejtimit të PD-së nga Basha, Selami duket si ishte një nga personat e afërt të kryetarit pasi merrte pjesë në takimet e tij me zyrtar të huaj dhe përfaqësues diplomatikë. Por, pas riorganizimit të strukturave të PD-së duket se mes Bashës dhe Selamit ka një ftohje marrëdhëniesh. Selami, ish-kryetar i PD-së, para zgjedhjeve brenda partisë ishte një nga kandidatët kryesor për t’u zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, pozicion të cilin e fitoi Arben Ristani.
 
Në intervistën e dhënë më 25 nëntor në studion e Zërit të Amerikës, Selami ishte mjaft kritik për udhëheqjen e opozitës që sipas tij nuk ngjall shpresë dhe besim. "Udhëheqja e re e Partisë Demokratike, më ka zhgënjyer mua dhe pjesën më të madhe të partisë që duan ta shikojnë edhe një herë PD-në si parti e shpresës për shqiptarët,” tha Selami.

Komentin mbi kritikat e Selamit, kreu i PD-së i bëri gjatë një interviste për ABC News, ku ndër të tjera foli dhe për protestën e opozitës më 8 dhjetor, ku bëri thirrje për të “mos i dhëmë më kohë të keqes”. “8 dhjetori nuk është më një thirrje për protestë është një pikë takimi i opozitës së vendit e PD-së, e imja, e qytetarëve shqiptar që presin një rrugëdalje nga kriza”, tha Basha. I pyetur për qëndrimin e PD-së mbi reformën në drejtësi, ai u përgjgigj se, është “për një luftë pa kompromis kundër korrupsionit në drejtësi”, por shtoi se, “problemi më serioz për drejtësinë sot është Edi Rama dhe koncepti i tij për shtetin. Për Edi Ramën shteti është ai, për ne shteti është ligji.”

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas