Basha inspektim tek Pazari i Ri
“Fund abuzimeve me çmimet”

Basha inspektim tek Pazari i Ri<br />“Fund abuzimeve me çmimet”
TIRANË – Në pikun e festave të fundvitit, kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, i shoqëruar nga nënkryetarin Edmond Panariti, drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit (AMK), të Policisë Bashkiake dhe drejtues të Tatim - Taksave kanë inspektuar çmimet në tregjet me shumicë tek ish - Uzina “Dinamo” dhe tregu “Avni Rustemi”.
Basha tha se java e ardhshme është vendimtare, për të parë nëse kjo përqasje ka dhënë sukses të plotë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka shprehur vendosmërinë për të vazhduar me monitorimin dhe masat që parashikon ligji, në mënyrë që këtë vit të mbyllet kapitulli i abuzimit me çmimet në Tiranë.

“Në çdo rast, ne jemi të gatshëm të bëjmë punën tonë, nëpërmjet një pranie tashmë të dyfishuar në të gjithë tregjet, nga mëngjesi deri në darkë të të gjithë niveleve, duke përfshirë Nënkryetarin Panariti, mua personalisht, në mënyrë që qytetarët e Tiranës të mos kenë rritjen e çmimit këtë vit dhe të mbyllim një kapitull turpi unik në rajon e për të hapur një kapitull të një marrëdhënie të re, midis konsumatorit dhe tregtarit, midis Bashkisë së Tiranës, tregjeve dhe konsumatorëve të Tiranës”, tha kryebashkiaku.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron

Vlorë/ Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve! Pamjet me dron