Basha ironi Ramës:“Lideri historik” e
ndriti Shqipërinë, jep leksione SHBA

Basha ironi Ramës:“Lideri historik” e<br />ndriti Shqipërinë, jep leksione SHBA
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar me ironi sot pas deklaratës që Kryeministri i vendit Edi Rama bëri ndaj kandidatit Republikan për President të SHBA-ve.

Basha ka thënë se Rama si “Lideri historik” e ka ndritur në Shqipëri dhe tani po i jep leksione Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet presidenciale.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Basha thotë se, Trump nuk ëhstë si ai dhe Kokëdhima, që do të pleqërojnë në Vunoi.

Basha ka shtuar se, arroganca dhe deliri si rregull e kanë një kufi, por lideri botëror po tregon se për të, këto çrregullime janë të pamata.

Ja dekarata e plotë e Lulzim Bashës
Lideri global ka marrë së fundmi një angazhim mbi të zakonshmen, ka vendosur të mësojë amerikanët si të zgjedhin Presidentin e tyre. Nuk është nga ato pleqërimet me Koçon te lapidari i Vunoit, është një punë që kërkon ta bëjë tani, sa më shpejt. Pasi e ndriti në Shqipëri, duke vendosur krizën dhe varfërinë më të thellë, duke instaluar oligarkinë kriminalo-korruptive, duke konkuruar edhe Trumpin për pasuri personale, pasi shkel çdo ditë ligj dhe kushtetutë, kokoshi ka gati recetën për presidencialet amerikane. Arroganca dhe deliri si rregull e kanë një kufi, por lideri botëror po tregon se për të, këto çrregullime janë të pamata. Amerikanët shpesh e gjejnë një Borat për të kaluar ca orë në ekrane apo kinema. Kësaj radhe regjisorët s'kanë nevojë të lodhen shumë. Personazhi është vetofruar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi