Basha: Jo prokuror të përkohshëm
nëse Rama e bën, përballje politike

Basha: Jo prokuror të përkohshëm<br />nëse Rama e bën, përballje politike<br>
"Nuk do ketë prokuror të përkohshëm, nëse Rama e bën do përballet politikisht me opozitën". 

Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke iu përgjigjur Edi Ramës për t'u ulur dhe negociuar për zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm deri në formimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Basha tha se PD nuk do të bashkëpunojë me askënd që e fton të shkelë Kushtetutën.

Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 3/5 dhe nuk mund të zgjidhet pa Vetting. Pse 1 vit e gjysmë pas reformës në drejtësi Rama do të emërojë një prokuror vetëm me votat e maxhorancës? Për të mbrojtur paratë e pista të drogës, për të mbyllur dosjet e krimit, Tahirit, Habiljave, Balilajve, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, Vasgjush Dakos. Me ligjin që vetëm Rama ka caktuar ky prokuror ka fuqi të transferojë apo pezullojë prokurorët”, tha Basha.

Sipas tij, "skema është e qartë, Edi Rama ia ka dalë të sabotojë procesin e ngritjes së KLP-së, dhe tani na fton të shkelim Kushtetutën". "Kjo është e papranueshme. Nuk ka dhe nuk mund të ketë bashkëpunim nga PD me një keqbërës që do të shkelë kushtetutën. Thirrja ime e vetme ndaj Ramës është të zbatojë Kushtetutën sepse e ka për detyrë. Nëse Edi Rama vepron në kundërshtim me kushtetutën për të futur në dorë Prokurorin e Përgjithshëm, do të përballet me përgjigjen më të fuqishme nga opozita", theksoi më tej kreu i demokratëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma