Basha: Jo reformës 'alla Shullazi'
Vettingu pas zgjedhjeve!

Basha: Jo reformës 'alla Shullazi'<br />Vettingu pas zgjedhjeve!
TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se “reformë alla-Shullazi" në drejtësi nuk ka për të pasur kurrë.”

Kreu i PD nga cadra e protestes theksoi sot se Edi Rama do të fusë nën kontroll drejtësinë, por jo theksoi Basha, një drejtësi sipas ndryshimeve kushtetuese të 22 korrikut.

Sipas kryedemokratit, Rama do të vendosë nën kontroll një drejtës ‘alla shullazi’ e për të cilën tha se ka edhe bekimin e  disa të korruptuarëve ndërkombëtarë. Kreu i PD siguroi se republika e re nuk do ta lejojë këtë e do të bëjë drejtësinë sipas dakortësisë politike dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Qeveria e dalë me vota të lira dhe të ndershme do ta zbatojë reformën në drejtësi jo sipas përcaktimeve Rama, Tahiri, Shullazi, para të cilave mbyllin sytë ata që nuk kanë interes reformën në drejtësi por, karriget e tyre që i dinë mirë vetë dhe turp të kenë.
Ne do ta zbatojmë reformën në drejtësi sipas formulës së akorduar me SHBA, vetëm dhe vetëm, pasi gjashtë ligjet të kenë vulën e konsensusit opozitar sipas marrëveshjes politike të 21 korrikut.
Kush i dëgjon këto detaje ta dijë se shtet tjetër për reformën në drejtësi nuk ka dhe nuk mund të ketë. Drejtësi në duart e Edi Ramës, drejtësi në duart e kriminelëve më të cilët mbushi parlamentin dhe bashkitë, drejtësi në duart e kriminelëve nuk dorëzojmë kurrë.”

Me paratë e drogës shqiptare paguhen lobistë evropiane e amerikanë, fundërrina morale që bëjnë duan e krimit të organizuar dhe qeverisë më të korruptuar të Evropës për të vjedhur milionat nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Evropës. Rama thotë se po e bën këtë qendesë jo për karrigen e tij apo privilegjet e tij, por sepse kërkon të bëjë drejtësinë apo shtetin. Fabula e fundit që ka dalë është se ne duam të pengojmë PS të hyjë në zgjedhje dhe ti fitojë ato dhe se Rama. Bashkë me një tufë të korruptuarish ndërkombëtarë duan të lenë të kuptojnë se Rama do drejtësinë dhe ne nuk e duam", është shprehur Basha.

Nga çadra Basha vijoi akuzat ndaj kryeministrit Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot