Basha kërkon fjalën, Balla-Berishës:
Mësoji të "rinjtë" që sot s’ka debat

Basha kërkon fjalën, Balla-Berishës:<br />Mësoji të "rinjtë" që sot s’ka debat
Ironitë mes deputetëve nuk kanë munguar as në këtë seancë konstituese të Kuvendit, në nisje të legjislaturës së IX të saj.
 
Taulant Balla ka thumbuar jo pak Lulzim Bashën dhe grupin e tij parlamentar, pasi kryedemokrati kërkoi fjalën në mbyllje të Kuvendit.
 
Basha ngriti dorën dhe i kërkoi drejtuesit të seancës Besnik Bare, që t’i japë fjalën.
 
Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla në këtë situatë qesharake i ka kërkuar deputetit më të vjetër në sallë Sali Berishës që të mësojë “deputetin e ri” Lulzim Basha se në këtë seancë e deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk ka debat.
 
Doktor mësoji këta deputetët e rinj që në këtë seancë nuk ka debat”, iu drejtua Taulant Balla, Sali Berishes.
 
Rregullorja e Kuvendit përcakton qartë se në dy seancat e para deri në zgjedhjen e kryetarit nuk ka debat.
 
Shtuar këtu edhe faktin kushtetues se në këtë seancë të parë asnjëri nga deputetët e zgjedhur nuk ka bërë betimin, e për pasojë nuk mund të ushtrojë mandatin.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri