BERLIN - Ndërsa Shqipëria është në pritje të vendimit për marrjen e statusit kandidat, edhe pas raportit pozitiv të Komisiont Europian, kreu i opozitës Lulëzim Basha kërkon mbështetjen e Gjermanisë për statusin e vendit kandidat.

Gjatë një takimi me Andreas Schockenhoff, nënkryetar i grupit parlamentar për politikën e jashtme i CDU-CSU, në Bundestag, dhe me Roderich Kieseëetter, raportues për Shqipërinë i grupit parlamentar CDU – CSU, Basha kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për një vendim pozitiv në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian për marrjen e statusit.
Ai tha se “PD është e vendosur të mbështesë pa asnjë rezervë dhe pa kushtëzim integrimin europian të Shqipërisë, gjë që e ka dëshmuar gjatë gjithë këtyre muajve”. 

“Ndonëse bllokimi absurd i miratimit të tre ligjeve nga ish - opozitës socialiste, e drejtuar nga z. Rama, u kthye në një pengesë dhe vonesë për çështjen e statusit. Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin”- theksoi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Komisionit për çështjet e BE, në parlamentin gjerman, Gunther Kirchbaum.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)