TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi dje se kryesimin e PD-së e ka ai së bashku me Sali Berishën. Në një intervistë të dhënë mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” Basha u pyet për këtë çështje nga ku deklaroi: “Ka një marrëdhënie bashkëpunimi dhe mirëkuptimi reciprok ndërmjet nesh. Sali Berisha është një kontribut i jashtëzakonshëm, ndërsa unë jam kryetari i ri i Partisë Demokratike i zgjedhur 7 muaj më parë. Në këtë kuptim ka një bashkëpunim ndërmjet meje dhe Berishës.
Unë kryetari i PD-së ai është kryetari historik”. Kjo deklaratë e Bashës nuk u argumentua më tej nga ai por shtoi se lidhja e tij me Berishën kishte të bënte në çështje politike dhe personale. Krahas kësaj, po për këtë çështje Basha u pyet nëse ai mund të konsiderohej si kryetari i PD-së dhe theksoi: “Pse jo”. Një përgjigje kjo e dyzuar për postin që ai thekson se ka.
Krahas kësaj, Basha u pyet edhe për çështjen e aleatëve të PD-së. Pavarësisht se u mundua të tregonte një pamje sa më të qetë, kryetari i Partisë Demokratike theksoi se ndërmjet tij dhe Idrizit ekziston ende aleanca, por duke lënë të kuptohet se ajo është drejt fundit. Konkretisht Basha u pyet se Idrizi i çamëve u largua nga koalicioni dhe tha: “Me sa jam në dijeni unë jo”. Edhe kjo përgjigje e Bashës lë të kuptohet se ndërmjet tij dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së është thelluar edhe më shumë përçarja që ka ndodhur gjatë këtij muaji në konfrontimet që ka pasur ndërmjet dy individëve.
Lidhur me një aleancë të mundshme me Bamir Topin, Basha ndryshoi komplet qëndrim nga sa kishte treguar më parë. Konkretisht kreu i PD-së tha se partia që ai drejton i ka dyer të hapura për FRD-në e Bamir Topit, por se ai duhet të bashkohet me koalicionin opozitar dhe jo t’i fërkoj krahët qeverisë. Er.Ko
Shkrimi u publikua sot (01.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com