Basha kandidon Hoxhën, shok
me trafikantin e grupit "Kokaina"

Basha kandidon Hoxhën, shok<br />me trafikantin e grupit "Kokaina"
TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur që pjesë e 61 kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, të jetë edhe ish-prefekti i Beratit, Bujar Hoxha i cili është një nga miqtë e kryetrafikantit të grupit “Kokaina” të Xibrakës, Ilir Hyseni, ku është i përfshirë edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermali.

E gjithë kjo mbështetje që kreu demokrat Basha po i jep ithtarëve të PD-së, pavarësisht riskut që ata mbajnë, hedh poshtë tezën se dekriminalizimi si proces, në radhët e opozitës është kalë beteje, ashtu siç ata deklarojnë. Kështu pas Xhelal Mziut, kandidati zyrtar i PD-së për bashkinë e Kamzës, për të cilin Gjykata e Tiranës ka dhënë tashmë një vendim për tu dënuar me dy vite burg, kreu i selisë blu ka vendosur që në bashkinë e Urës Vajgurore të jetë kandidat Bujar Hoxha, i cili në bazë të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka rezultuar se ka pasur kontakte me të arrestuarin si kreu i grupit “Kokaina” në Xibrakë, Ilir Hyseni.
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!