Basha: Kavaja më 22 nëntor në
protestë kundër varfërisë e rrënimit

Basha: Kavaja më 22 nëntor në<br />protestë kundër varfërisë e rrënimit
KAVAJE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur sot në qytetin e Kavajës, ku pasi është takuar me qytetarët, u ka kërkuar t’i bashkohen protestës së 22 nëntorit. Duke u shprehur sërish se kjo është një protestë ekonomike, Basha ftoi qytetarët të protëstojnë kundër rritjes së taksave, çmimit të energjisë, papunësisë e varfërisë. Gjatë takimit me banorët e Kavajës, kreu i PD është njohur edhe me shqetësimet e tyre.
 
“Vetëm me një tender energjie marrin 7 milion euro. 600 milion ia fal CEZ-it vetëm me një dorë. Ku i merr këto lekë? Rrëmon pastaj në xhepat e shqiptareve t’u marri qindarkën e fundit njerëzve që s’kanë bukë me për të ushqyer fëmijët. Në orën 12-të në sheshin “Skënderbej” të gjithë bashkë me zërin tuaj, me zërin tonë për të drejtat tuaja, për të drejtat e fëmijëve tuaj, për bukën e gojës, për të ulur dhe jo për të rritur taksat, për te mos rritur çmimin e energjisë dhe për të vënë para përgjegjësisë këdo që mund të mendojë se luan me të drejtat tuaja dhe luan me popullin”, tha Basha.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën