TIRANE- “Opozita ka vullnetin e plotë për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe për të plotësuar të gjitha detyrimet e saj në raport me reformat madhore të vendit, përfshirë reformën administratove-territoriale”. Kështu është shrephur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi që zhvilloi me Ambasadorin e Suedisë, rezident të Shkup, Mats Staffansson. Në këtë takim, kreu i PD-së u ndal tek çështja e reformës territoriale që sipas tij nuk është vetëm një vizatim i hartës së Shqipërisë por ka impakt të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe në atë të dencentralizimit. Ai theksoi se miratimi i kësaj reforme kërkon një konsensus apsolut të pa negociueshëm. “Kjo reformë nuk është thjesht dhe vetëm vizatim kufijsh në hartën e Shqipërisë por ka impakt të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe në atë të decentralizimit.
Për këtë arsye e vetmja kërkesë e opozitës është një konsensus i gjerë politik midis maxhorancës dhe opozitës dhe një konsultim i gjerë publik nga akti i parë e deri tek akti i fundit, që është miratimi me votë në Kuvendin e Shqipërisë”,- është shprehur kryetari i Partisë Demokratike. Ndërsa pohoi mirënjohjen e tij për ndihmën dhe kontributin që Suedia i ka dhënë Shqipërisë në zhvillimin ekonomik por edhe në procese të rëndësishme, si anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave, Basha ka shprehur shqetësimin e PD-së dhe opozitës në tërësi për goditjen e rëndë që mazhoranca e re u ka bërë themeleve të demokracisë, votës së lirë, institucioneve të pavarura dhe konsensusit.
Sipas tij, Qeveria Rama-Meta ka lançuar një sulm të papranueshëm ndaj institucioneve të pavarura si ILDKP, AMA, Presidentin e Republikës etj,në shkelje të hapur të Kushtetutës, si dhe po ushtrohet presion politik mbytës mbi institucionet e drejtësisë. Basha theksoi se: “Pavarësisht sjelljes antidemokratike të mazhorancës ndaj Kushtetutës, shtetit ligjor dhe parimeve të konsensusit demokratik, Partia Demokratike dhe opozita shqiptare vijon të mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për mbështetje pa kushte të të gjitha hapave dhe reformave madhore të procesit të integrimit”.
Krahas takimit me kreun e PD-së, Ambasadori i Suedisë zhvilloi dje një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta. Në këtë takim kreu i Kuvendit Meta ndau të njëjtin mendim me ambasadorin suedez se gjithëpërfshirja, transparenca dhe konsultimi i vazhdueshëm me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit, janë baza më e mirë e angazhimit për ndërmarrjen e reformave të mëdha që ka nevojë vendi. Në këtë kontekst, Kryetari i Kuvendit e falenderoi Ambasadorin Staffansson për mbështetjen e veçantë që Suedia jep në kuadër të reformës administrative dhe territoriale si domosdoshmëri për një pushtet vendor real, efikas dhe të aftë për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët.
Shkrimi u publikua sot (29.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com