Basha shtoi se Rama nuk e pranon një fakt të tillë dhe veç akuzave nuk kursen edhe ironine karshi shefit të mazhorancës.
“Vetëm Borati do të kishte kurajon të fliste për suksese të ekonomisë shqiptare. Por ja që kemi liderin global që e quan sukses faktin se sipas Bankës Botërore, 46.2% e familjeve shqiptare jetojnë me 5 dollarë në ditë, pra janë të varfra. Se konsumi ra 2.3% gjatë vitit 2015 dhe po kështu fuqia blerëse e shqiptarëve. Se papunësia u rrit edhe në tremujorin e fundit. Se në 2015 eksportet ranë 4.9%, importet ranë 1.4%. Se kreditimi në dhjetor 2015 ra 2.3%. Se qeveria nuk mblodhi por vodhi 400 milionë dollarë taksa dhe akciza në vitin 2015. Se e rriti borxhin në 72.2% për palma, fasada dhe Jaguarë,” shkruan Basha në statusin e tij.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)