Basha kërcënon: Asnjë hap pas
qeveri teknike ose përballje totale

Basha kërcënon: Asnjë hap pas<br />qeveri teknike ose përballje totale
Një ditë pas protestës në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' kryetari i PD, Lulzim Basha ashpërsoi akoma më shumë tonet duke paralajmëruar se nëse nuk do të pranohet kërkesa për qeveri teknike 'Republika e Re' do të marrë në dorë me të gjitha format fatet e qytetarëve dhe do të përmbysë 'Republikën e Vjetër'.  
 
"Republika e Re e ka nisur rrugën e saj, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë hap pas. Nëse ata nuk tërhiqen nga plani ogurzi nëse nuk pranojnë përmes dialogut zgjidhje të butë me zgjedhje të lira, atëherë Republika e Re do të përmbysim Republikën e Vjetër" deklaroi ai.
 
E ndërsa nesër në Tiranë do të vijë zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee, Basha tha se kishte një mesazh edhe për miqtë e huaj të Shqipërisë.
 
"Le ta dëgjojë cdo mik i huaj dhe shqiptar që i do të mirën vendit ose do ta çmontojmë krimin dhe drogën për të bërë zgjedhje të lira ose do ta përmbysim Republikën e Vjetër, rrugë tjetër nuk ka. Në një mënyrë apo tjetër do të çmontohet, Republika e vjetër do të përmbyset" deklaroi ai.
 
Kryedemokrati deklaroi se kushtet e opozitës vijojnë që të mbeten qeveria teknike dhe Reforma Zgjedhore për votim dhe numërim elektronik.
 
"Republika e Re, së shpejti do të zëvendësojë institucionalisht të vjetrën kërkon tranzicionin e butë me zgjedhje të lira, që mund të bëhen vetëm me një qeveri teknike, përmes Reformës Zgjedhore, votimit dhe numërimit elektronik" përfundoi ai.



Pjesë nga fjala e Bashës sot në çadër
Vendimmarrja do të jetë në duart e qytetarëve shqiptarë. Thelbi i lëvizjes tonë ka qenë të zëvendësojmë një kupolë të korruptuar me një qeveri të kontrolluar nga qytetarët.
 
Mirënjohje për aleatët e koalicionit opozitar, shqiptarët folën, nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje fasadë, parlament të diktuar nga krimi dhe drogë, kurrë më zgjedhje pa popullin pa opozitën, zgjedhje moniste.
 
Republika e Re, së shpejti do të zëvendësojë institucionalisht të vjetrën kërkon tranzicionin e butë me zgjedhje të lira, që mund të bëhen vetëm me një qeveri teknike, përmes Reformës Zgjedhore, votimit dhe numërimit elektronik.
 
Republika e Re e ka nisur rrugën e saj, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë hap pas. Nëse nuk tërhiqet nga plani ogurzi nëse nuk pranon përmes dialogut zgjidhjes së butë me zgjedhje të lira, atëherë Republika e Re do të marrë në dorë në të gjitha format dhe mënyrat Kushtetutën e re, paqësisht do të përmbysim Republikën e Vjetër.
 
Me popullin nuk mund të luhet më, zgjidhjet para nesh janë të qarta, krimi dhe droga do të çmontohet ose me qeveri teknike ose me përballje totale.
 
Ndonjë medie që censuroi pjesëmarrjen masive dhe cdo vegël tjetër e blerë nga Rama le ta dijë mirë se ajo që nisëm dje nuk do të ndalet, kishim dy zgjidhje, njërën e bëmë; nëse do të ulnim kokën
 
Le ta dëgjojë cdo mik i huaj dhe shqiptar që i do të mirën vendit ose do ta cmonetojmë krimin dhe drogën për zgjedhje të lira ose do ta përmbysim Republikën e Vjetër me marshim qytetar, rrugë tjetër nuk ka. Në një mënyrë apo tjetër do të cmontohet, Republika e vjetër do të përmbyset.
 
Kjo është e vetmja rrugë për të ardhmen e Shqipëri, cdo kush që bën avokatinë e qeverisë së lidhur me drogën, pazar me zgjedhje e lira nuk ka për të pasur.
 
Këto janë mesazhet e mëdha të ditës së djeshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi