Basha kërcënon:Rama, kokën ta
shpëton vetëm qeveria teknike 

Basha kërcënon:Rama, kokën ta<br />shpëton vetëm qeveria teknike 
Kreu i PD, Lulzim Basha nga çadra e ngritur para Kryeministrisë i është përgjigjur Edi Ramës duke e kërcënuar se zgjidhja e vetme paqësore është krijimi i qeverisë teknike ose në të kundërt do të përfundojë si diktatorët.
 
Basha u shpreh se Rama duhet t'i vendosë gishtin kokës dhe të shpejtojë për t'i hapur rrugë sa më parë, pasi qeverisë teknike i duhen 100 ditë për të këputur lidhjet sipas tij mes krimit dhe qeverisë.
 
"Qeveria teknike është formula e vetme për t’i shpëtuar kokën atij dhe bandës që rrethon. Është formula e vetme që garanton një zgjidhje paqësore të krizës dhe hap rrugën e integrimit.
 
Është shansi i tij i fundit për të mos përfunduar si diktatorët e marrë që e duan pushtetin me dhunë. Qeveria teknike do të duhet të ketë 100 ditë në dispozicion për të këputur lidhjet kriminale që mbanë Ramën në pushtet.
 
I bëj thirrje që ti verë gishtin kokës, kushtet nuk janë thjeshtë rrugëdalja, por shansi i tij i fundit për të mos përfunduar si diktatorët e marrë
"tha Basha.

Gjatë fjalës së tij, ku të pranishëm ishin edhe familjarët e dëshmorëve të 2 Prillit të 1991 në Shkodër, Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen për të larguar Ramën nga pushteti. Kreu i PD, kishte një mesazh edhe për kundërshtarët dhe aleatë qeverisës.
 
"Ftoj të bashkohemi të gjithë faktorët politikë dhe qytetarë përballë marrëzisë, dinakërisë së një njeriu që dëshiron ta mbajë pushtetin me dhunë dhe pa garë të ndershme dhe pa opozitë.
 
Le të bashkohemi dhe të bëjmë gjithcka për largimin e kësaj pengese. I mirëpritur është cdo kush që e ka kuptuar se për ankthin dhe pushtetin e Ramës nuk mund të vrasim ëndrrat e të gjithë shqiptarëve
". 

Basha kërkon shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit
Kryetari i PD theksoi gjatë deklaratës së tij se qeverisë teknike i duhet të paktën 100 ditë për të këputur lidhjet e krimit me qeverinë Rama.
 
Më këtë deklaratë Basha kërkoi në mënyrë indirekte shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare, pasi nga data 18 qershor kanë mbetur rreth 75 ditë.

Pra, sipas tij edhe nëse tashmë palët do të arrinin marrëveshjen për një qeveri teknike, ide e cila është hedhur poshtë kategorikisht nga Rama, qeveria teknike duhet të ketë sipas Bashës 100 ditë në dispozicion duke kërkuar kështu që zgjedhjet të shtyhen.
 
"Bota e krimit është e vetmja shpresë për Edi Ramën, që t’i shpëtojë gjykimit të zgjedhjeve. Rama po përpiqet të mbrojë me çdo kusht shtetin e krimit, që ka ngritur dhe me të cilin ka qeverisur gjatë këtyre katër viteve.
 
Duhet qeveri teknike me kohë të mjaftueshme për të kryer detyrat e saj. 100 ditë në dispozicion për të çmontuar aparatin mafioz dhe narkotrafikantë që mban Edi Ramën në pushtet
” tha Basha.
 
SHBA dhe BE janë shprehur kundër shtyrjes së zgjedhjeve të 18 qershorit duke i kërkuar PD që të kthehet në Kuvend, por opozita kërkon tashmë shtyrjen e zgjedhjeve.
 
Megjithatë Rama edhe sot u shpreh se nuk do të ketë shtyje zgjedhjesh dhe se PS do të dalë e vetme nëse PD e bojkoton procesin e 18 qershorit, pasi nuk ka monopolin e opozitës.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë