Basha kërkon ndryshime Kushtetuese, godet paktin Berisha-Rama të 2008: S'i përshtaten nevojës për demokraci! Të domosdoshme edhe reforma zgjedhore dhe territoriale

Basha kërkon ndryshime Kushtetuese, godet paktin Berisha-Rama të 2008: S'i përshtaten nevojës për demokraci! Të domosdoshme edhe reforma zgjedhore dhe territoriale

Ndryshime Kushtetuese, kjo duket se do të jetë ndër aksionet e para të PD, në nisje të legjislaturës së re të Kuvendit. Kështu deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha para gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. Në këtë mënyrë, Basha godet paktin Berisha-Rama të arritur në vitin 2008. Sipas Bashës, ndryshimet kushtetuese të 2008-ës nuk i përshtaten më "nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci".

Thelbi i kësaj marrëveshje në vitin 2008 mes Ramës dhe Berishës ishte ndryshimi i sistemit zgjedhor në vend,nga zgjedhja e drejtpërdrejtë e shumicës së deputetëve në një sistem rajonal proporcional që është ende sot në fuqi.

Po ashtu Basha theksoi se do të ketë dhe një angazhim për reformë zgjedhore e territorialenë vend, që i cilësoi si të "domosdoshme për shoqëri demokratike".

"Qëllimi kryesor i aksionit tonë është ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm me mundësi për çdo shqiptar që sot po braktis vendin, dhe për të arritur këtë duhet të përfshijmë çdo qyetare dhe çdo qytetar të këtij vendi.

Është detyra jonë të organizojmë shumicën e shqiptarëve dhe rruga për ta bërë këtë është ajo me të cilën ndezëm të gjithë bashkë shpresën dhe besimin në zemrat e njerëzve për ndryshim: duke iu dhënë prova se nuk u futëm në beteja vetëmohuese, duke hequr dorë nga cdo pushtet dhe cdo privilegj, për veten apo për karriket tona, por e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë për Shqipërinë, për demokracinë dhe për shqiptarët, që janë viktimat kryesore të masakrës zgjedhore dhe të modelit të Edi Ramës.

Jeta e tyre preket nga pasojat që ka prodhuar ky model shkatërrimtar. Ekonomia lëngon për shkak të korrupsionit dhe mungesës së konkurencës, rendi dhe siguria janë në mëshirën e krimit me të cilin ka bashkëpunuar për të masakruar zgjedhjet, institucionet janë të kapura dhe u shërbejnë klientëve të regjimit jo qytetarëve.

Plagët që ky model shkakton në shoqërinë shqiptare janë të shumta, prandaj ne duhet të jemi çdo ditë pranë çdo qytetari dhe në mbrojtje të interesit publik. Nga deputetët e zgjedhur te strukturat më të largëta të Partisë Demokratike, detyra jonë është që zëri i çdo shqiptari të dëgjohet dhe shqetësimet e tyre të mëdha apo të vogla të jenë të përfaqësuara.

Sikurse kam theksuar në Kuvendin Kombëtar, për të zhbërë kapjen e shtetit nga korrupsioni dhe krimi dhe për t’ua kthyer institucionet dhe të drejtën për të vendosur qytetarëve, ne do të ndërtojmë në bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që duan një ndryshim cilësor të jetës politike dhe ekonomike në vend, Platformën qytetare për demokracinë.

Është tashmë e qartë që ndryshimet kushtetuese të 2008-ës nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve, ndaj për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, duhen ndryshime rrënjësore që duhet të vijnë si një reflektim dhe veprim i përbashkët i Partisë Demokratike dhe intelektualëve, studentëve, pedagogëve, sipërmarrësve, artistëve, gazetarëve, të rinjve e të rejave që kërkojnë një demokraci funksionale.

Këtë duhet ta bëjmë me dhe për shqiptarët që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Që mundësojnë ushtrimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve lokale dhe kombëtare, propozime për çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe modelit të dështuar ekonomik që po i marrin frymën sipërmarrjes së ndershme, për lirinë dhe pavarësinë e medias, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimi, ndryshime që e bëjnë shoqërinë realisht demokratike", tha Basha.


Lajmi kryesor:

LISTA/ Këshilli Kombëtar ‘i bindet’ kryetarit, miratohen në bllok emrat e ekipit të ri të PD! Basha kundër ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës nga Berisha-Rama: Duhet reformim rrënjësor


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja