Zgjedhjet në PD, Ristani sulmon Bashën: Gara po zhvillohet pa madalitetet e përcaktuara në rregulloren e brendshme! Ke shkelur ligjin dhe statutin e partisë

Zgjedhjet në PD, Ristani sulmon Bashën: Gara po zhvillohet pa madalitetet e përcaktuara në rregulloren e brendshme! Ke shkelur ligjin dhe statutin e partisë

Arben Ristani

Të dielën anëtarët e Partisë Demokratike do të votojnë për të zgjedhur kreun PD-së, ku në garë janë kreu aktual që kërkon rikonfirmimin, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Ftabardh Kadilli.

Duke u bazuar në retorikën e Lulzim Bashës, i cili thotë se misioni i tyre është vetëshërbyes dhe se nuk kanë lindur si një parti për të marrë pushtetin me çdo kusht, ish sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, thekson se po kaq drejt duhet të kishte vepruar edhe në parti që të funksiononte si duhet demokracia e brendhshme.

Ristani shton se një PD demokratike dhe që respekton statutin e saj do ishte shembull për çdo organizatë tjetër politike, shtetërore apo të shoqerisë civile.

Në një shënim në mediat sociale Ristani thotë se më shumë keqardhje gara për kryetar e PD-së po zhvillohet pa modalitetin e garës, të përcaktuara në rregulloren e brendshme të PD,  e cila duhet të ishte miratuar nga Këshilli Kombëtar i partisë. Më tej Ristani thekson se shkeljet e ligjit dhe statutit të partisë kanë ndodhur vetëm prej drejtimit të kësaj partie nga Basha, i cili i mbajti demokratët 12 vite në opozitë.

'Gara blic per zgjedhjen e kryetarit te PD po i afrohet fundit. Me te drejte ne retoriken e tij gjate ketyre diteve, kyetari ne detyre i PD thote:

"Misioni yne nuk eshte nje mision vetesherbyes. Ne nuk kemi lindur si parti per te marre pushtetin me cdo kusht e me cdo cmim, si kundershtari yne. Misioni yne eshte te kthejme legjitimitetin dhe demokracine ne vend"

Po kaq drejt do kish vepruar z.Basha, sikur te kish vendosur edhe veprimtarine brenda partise, ne legjetimitet dhe demokracia e brendeshme te funksiononte realisht.

Nje PD demokratike dhe qe respekton statutin e saj do ishte shembull per cdo organizate tjeter politike, shteterore apo te shoqerise civile.

Nje kryetar qe drejton nje parti te tille, do gezonte respekt edhe pertej partise, do i kishte peshe fjala dhe do e besonte jo vetem partia e tij, por edhe populli.

Me shume keqardhje po e perseris, se gara per kryetar te PD po zhvillohet pa modalitetet e gares, te percaktuara ne rregulloren e breneshme te PD, e cila duhet te ishte miratuar nga Keshilli Kombetar i partise, si parashikohet ne nenet 50 dhe 51 te statutit te partise.

Jane perjashtuar nga gara per kryetar, me vendim te kryesise se partise, disa individe, por askuj nuk i eshte bere me dije, shkaku i perjashtimit nga gara, sepse nuk ka nje vendim te shkruar per kete.

Ne kete rast eshte shkelur parimi i transparences ne vendimmarrje dhe e drejta per tu zgjedhur, duke shkelur keshtu nenet 9 dhe 10 te statutit te PD.

Te gjithe anetareve te PD, prej vitesh nen drejtimin e z.Basha, u eshte mohuar e drejta elementare dhe njekohesisht themelore e demokracise, per tu ankuar ndaj shkeljeve te statutit. Kjo sepse ne PD nuk eshte ngritur Komisioni i Apelit ashtu si parashikon neni 66 i statutit te partise.

Per me teper dhe paligjshmeria me e madhe, cdo ndryshim qe statuti i partise ka patur nder vite, nen drejtimin e z.Basha, nuk eshte regjistruar ne rregjistrin e partive politike, me vendim gjyqesor, ashtu si parashikon neni 14 i ligjit Per Partite Politike.

Nese vertet gara per kryetar te PD, nuk ndjek misionin vetsherbyes te z.Basha.

Nese gara per kryetar te PD nuk ka si mision pushtetin brenda PD me cdo kusht dhe me cdo cmim.

Nese gara per kryetar te PD do kishte si mision reflektimin e legjetimitetit dhe demokracise.

Shkeljet e mesiperme te ligjit dhe statutit te partise nuk do kishin ndodhur kurre, madje, me nje lider te vertete, qe udheheq mbi parime, frymezon me veprime dhe di te mbaje pergjegjesi, demokratet nuk do vuanin 12 vjet ne opozite me qeverine me te korruptuar ne rajon e me gjere.'- shkruan Ristani.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 11/06/2021 06:13

    E cuditshem qe kane filluar sharjet me njeri tjetrin per te lepire ndonje kocke. Deri dje ju lepinin b.then

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja