Statuti i PD, palë në Gjykatë Bardhi dhe ‘Rithemelimi’! Basha kërkon njohjen e ndryshimeve statutore të 2 shtatorit

Gjykata e Tiranës pranoi si palë këtë të enjte përfaqësuesit e Gazment Bardhit dhe Rithemelimit, në procesin gjyqësor të Partisë Demokratike zyrtare, e cila kërkon të regjistroj ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit. Gjyqtari Niko Rrapi deklaroi në seancë se gjykata ka vlerësuar se pjesëmarrja e palëve është e nevojshme, pasi kanë interes në zgjidhjen e procesit. Përfaqësuesi i PD-së, Indrit Sefa, brenda në seancë deklaroi se Rithemelimi nuk ka tagra për t’u pranuar në proces.

‘Autorizimi i Rithemelimit është një autorizim nul. Nuk janë tagra që ata mund t'i kenë për t'u bërë pjesë në proces. Komisioni i Rithemelimit, në dijeninë time, nuk ka personalitet juridik. Si i tillë, nuk mund të lëshojë autorizim përfaqësimi.’- tha Sefa.

Përfaqësuesi i Rithemelimit, Çlirim Gjata, nga ana e tij, shtoi se janë palë që u takon të jenë pjesë e procesit.

‘Këta hynë si palë e tretë në Apel. U pranuan si palë. Ndërsa tani, ankohen pse duam të bëhemi pjesë si palë e tretë. Unë vlerësoj qëndrimin e gjykatës, që po e shqyrton këtë çështje pa vonesë, sepse iu intereson edhe këtyre. Nëse këta duan ta zvarrisin, dakord pastaj.’- tha Gjata.

Për mediat, Indrit Sefa u shpreh se ka një përpjekje të asaj që ai e quajti “aleanca e kullave” për ta zvarritur procesin, por i bindur se PD do të fitoj betejën, siç i ka fituar dhe më herët.

‘– Përfaqësues ligjor, PD: Ka një përpjekje për ta zvarritur nga aleanca e kullave që janë bërë bashkë. Siç jeni mësuar edhe ju në këto beteja ligjore, Partia Demokratike gjithmonë ka triumfuar, dhe do të triumfoj edhe këtë radhë, pavarësisht se ka përpjekje për ta shtyrë.  ‘- tha Sefa.

Beteja për vulën e Partisë Demokratike tashmë është në Gjykatë të Lartë, pas vendimit të Apelit që ia dha Lulzim Bashës. Çlirim Gjata thotë se nëse PD zyrtare fiton në ndryshimet statutore të 2 shtatorit dhe Rithemelimi fiton në Gjykatë të Lartë, ka përplasje vendimesh. Në këto kushte, sipas tij, ndryshimet statutore të pretenduara duhet të pezullohen deri në vendim të Supremes.

‘Këto ndryshime statutore që pretendohen se janë bërë dhe kërkohen të regjistrohen në regjistrin e partive politike, të pezullohen derisa të mbaroj në Gjykatë të Lartë, pasi është ajo që do të zgjidh çështjen. Nëse këta e fitojnë këtu dhe ne fitojmë në Gjykatë të Lartë, i bie që kemi ndeshje vendimesh dhe do filloj gjithçka nga e para.’- vijoi ai.

Në ndryshimet statutore të 2 shtatorit, Lulzim Basha emëroi veten e tij në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike çfarë çoi shkarkimin e Gazmend Bardhit, t’i hiqte disa kompetenca sekretarit të përgjithshëm dhe t’ia kalonte kryesisë së partisë. Po ashtu, përjashtim të kandidatëve që garuan në siglën e partive të tjera, duke iu referuar kandidatëve që nxori Berisha më 14 maj në aleancë me Ilir Metën. Seanca e radhës në Gjykatën Civile të Tiranës u caktua data 25 tetor, duke nisur nga ora 10:00.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë