Basha: PS struktura paralele për 'kapjen' e SPAK! Revolucionarët e 5 muajve, në kotecin e pazarit! S'ndryshojmë kushtet për të votuar amnistinë

Përmes një konference për mediet që e quajti të jashtëzakonshme keru i PD Lulzim Basha përsëriti akuzat se mazhoranca po krijon struktura paralele përmes të cilave, sipas kreut të PD, kërkohet të futet në radarët politikë puna e SPAK dhe reforma zgjedhore.

"Kam dy çështje kryesore për të parashtruar. E para, ndodhemi para një përpjekje sa absurde aq edhe tinëzare për të ndërtuar struktura paralele. Me të njëjtin zell siç ndërtohen dhe financohen strukturatparalele në veri të Kosovës. Por është e pakuptueshme kur kjo ndodh në një vend i cili ka detyrime të qarta të veprojë, detyrime të cilat nuk po i zbaton, detyrime karshi qytetarëve të vet, detyrime karshi aleatëve të vet, detyrime ndaj të sotmes dhe të nesërmes së vendit, detyrime ndaj sigurisë kombëtare. Struktura e parë paralele që është paalajmëruar që në janar është një komision monitorimi për SPAK-un. Ka ngritur sërish kokë kjo ide mbrëmjen apo ditën e djeshme dhe vazhdon të qarkullojë me kokëfortësi si një përpjekje absurd anti-kushteuese, për të vendosur nën kontroll politikë të vetmen instancë e cila duket se është pjesërisht jashtë kontrollit të qeverisë. E kanë barë në një mënyrë tinëzare, e kanë hedhur njëherë poshtë rogozit, e pastaj janë përpjekur ta zhbëjnë, është tërhequr lajmi nga disa portale, ka mbetur në disa të tjera. Dua të përsëris edhe një herë në mënyrë tëqartë dhe të prerë që Partia Demokratike qëndron fuqimisht kundër çdo përpjekje të kësaj mazhorance, me çfarëdo lloj aleatësh të fshehur apo jo, në Pazar apo jo për të filluar presionet e hapura institucionale kundër SPAK-u", tha Basha.

Dakordësinë mes PS dhe Rithemelimit, Basha vijon ta quajë pazar, sipas tij për të mbajtur në fuqi marrëveshjen e 2008. ‘Revolucionarët e 5 muajve kanë rënë në kotecin e pazarit’, tha Basha për Rithemelimin.

"Strukturë paralalele ndërkohë në Parlament për të zëvendësuar Komisionin Bipartizan të Reformës Zgjedhore. Një strukturë memece, sekrete, e paaksesueshme nga media. Ndërkohë që ka hyrë prilli dhe efektivisht kemi më pak se dy muaj kohë nga nisja e fushatës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse ato mbahen në afatet e përcaktuara të kodit zgjedhor, pas pazarit mes palëve për të prishur Komisionin e Reformës Zgjedhore, nuk ka asnjë transparencë në raport me arritjet e deritanishme. Përkundrazi ka një strukturë paralele që duket qartë se misiontë vetëm ka çuarjen deri në fund të pazarit, që do të thotë mbajtjen në fuqi të marrëveshjes famëkeqe të Kushtetutës së 2008-ës dhe një komplot kundër votës së shqiptarëve, duke u mohuar shqiptarëve listat e hapura, duke u mohuar çdo debat, e lë më të riparim të shkeljes flagrante të Kushtetutës me pabarazinë e votës. Duke fundosur shpresat e shqiptarëve jashtë vendit për tëmarrë pjesë aktivisht në demokracinë shqiptare dhe duke skaduar me qëllim ditë pas dite afatet për votimin elektronik dhe numërimin elektronik", shtoi Basha.

Basha u shpreh skeptik për Komisionin e Posaçëm për dezinformimin, nisma e fundit e socialistëve që po shkakton debat në politikë. Për të, ngritja e këtij komisioni është një lojë për të tërhequr vëmendjen. Sa u takon amnistisë penale, që të enjten pritet të diskutohet në Kuvend, Basha shpreh gatishmërinë e votës pro, bashkë me dy kushtet e pandryshuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:36
Basha: Mundësia që Rama të pranojë qeveri teknike është zero! Iluzion për të tërhequr vëmendjen

 

"Ka zero shanse që kryeministri Edi Rama të pranojë qeveri teknike". Kështu u shpreh kreu i PD Lulzim Basha gjatë konferencës për shtyp.

"Mundësia që Rama të pranojë një qeveri teknike është zero. Opozita për arsye që dihen dhe i kemi bërë subjekt të konferencave nuk është në gjendje të imponojë një qeveri teknike. Ky është një iluzion për të hequr vëmendjen nga një gjë shumë e rëndësishme."

Ora 17:35
Basha: Nuk ndryshojmë qëndrimin për Amnistinë, jo kompromis me dy kushtet tona

 

I prerë është treguar në përgjigjen e tij kreu i PD Lulzim Basha sa i përket amnistisë penale. PD nuk ka ndryshuar qëndrim duke mos hequr dorë nga dy kushtet.

“Nëse amnistia vjen në rendin e ditës asgjë s’ka ndryshuar nga qëndrimi ynë. Mos përjashtimi i të gjithë subjekteve të SPAK. Asnjë subjekt i SPAK nuk mund të përfitojë. Tjetra përfitimi i të gjithë protestuesve pa përjashtim, këto dy kanë qenë dhe mbeten qëndrimet tona. E di Ulsiu Shefi i Ulsiut dhe ata që i shkojnë nga pas. Nuk bëjmë kompromis”.

Ora 17:18
Komisioni i Dezinformimit, Basha: Shashkë! Lojë me shqiptarët, ministrat dhe drejtorët bien në burg

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në konferencën për mediat u ndal edhe tek Komisioni për Dezinformimin që do të ngrihet me kërkesë të mazhorancës në Kuvend.

Ai u shpreh se kjo është jnë shashkë për të humbur zhurma e arrestimeve të drejtorëve të bashkisë Tiranë dhe të ministrave. 

'Janë dy struktura të qarta paralele produkt i pazareve të nëndheshme dhe interesave të Edi Ramës dhe çdokujt që bën patericën e Edi Ramës por janë kundër interesave të shqiptarëve. E treta është thagma e sotme me Komisionin e Posaçëm.

PD është e para kundër influencës ruse. PD është e para që e kemi provuar çdo të thotë fushatë dezinformomi me 50 mijë mesazhe në fushatë për të goditur kryetarin. PD ka dërguar amendamente për strategjinë e sigurisë kombëtare që janë hedhur poshtë.

Amendamentet tona për ndihmë ushtarake për Kosovën janë hedhur poshtë. Nuk u dha asnjë shpjegim çfarë është ky Komision i Posaçëm. Kur vjen fjala tek lufta ndaj dezinformimit, parlamenti ka 2 instrumente paraprake. Njëri instrument është Komisioni i Medias tjetri Komisioni i Sigurisë Kombëtare. Ç’nevojë ka për një komision të posaçëm. Nëse ka nevojë për përmirësime në ligj ja ku është Komisioni i Medias dhe Komisioni i Sigurisë. Lojë me shqiptarët.

Të bien ministrat dhe drejtorët e bashkisë në burg dhe të hedhim një shashkë. Ka prej shtatorit që me një sebepe apo një sebep tjetër zvarriten nuk futen në rendin e ditës propozime e Partisë Demokratike që kanë lidhje me këto tema për sigurinë kombëtare, reformën zgjedhore. Projekt ligji për vettingun e politikanëve nuk futet në rend dite.', tha Basha. 

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rebeka: 03/04/2024 23:14

    Ik ore lulush meso matematiken se per ty po pyesin ata a do ta votosh ,e dije ti se do te luteshin ,dhe te ishe I afte per te fituar me.kete paftyresi populli nuk te do,ishalla sa me.shpejt I zvendeson ti ata qe do dalin.

    Përgjigju
  • Linda: 03/04/2024 19:18

    Po presim kur do futet ne burg Basha per 21 Janarin qe tallet sot me amnistin dhe ironizon drejtoret!

    Përgjigju
  • Endri: 03/04/2024 19:05

    O hajduti me buzeqeshje. Kur flet ky per vjedhje e pislleqe, hapu dhe!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'